Sturridge: Te Chelsea nuk mu dha shansi të tregohem

24-vjeçari qëndroi në Stamford Bridge gjatë viteve 2009-2013 duke shënuar vetëm 13 gola në 63 paraqitje, mirëpo qëkur kaloi te Redsat në janar të këtij viti, ka shënuar 18 gola në 23 paraqitje.
“Kur u huazova te Boltoni (2011), isha në gjendje të tregoja se çfarë mund të bëj, sepse luaja si qendërsulmues”.
“Te Chelsea asnjëherë nuk mu dha rasti ta bëja këtë, dhe tash e kam mundësinë këtu (te Liverpooli)”.
“Thjesht po luaj në pozitën ku më pëlqen”, ka deklaruar anglezi për talkSPORT. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































