LAJMI I FUNDIT:

Stupcat transferohen në RTV Dukagjini, “Egjeli” nis transmetimin në korrik

Stupcat transferohen në RTV Dukagjini, “Egjeli” nis transmetimin në korrik

Grupi i njohur i humorit, “Stupcat”, vazhdojnë të mbeten ndër humoristët më të pëlqyer në vend.

Ata gjenden çdo javë pranë fansave përmes serialit “Egjeli”, me të cilin kanë fituar zemrat e publikut tash e sa vite.

Deri më tani, seriali i shumëpëlqyer “Egjeli” është publikuar vetëm online në platformën “Gjirafa”.


https://www.instagram.com/p/BiURwN6B87b

Por, duke filluar nga muaji korrik, RTV Dukagjini u sjell shikuesve 60 episode të këtij seriali në formatin televiziv.

Të gjitha lajmet për Stupcat
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Stupcat

Kjo po ndodh pas një marrëveshjeje bashkëpunimi të nënshkruar sot (e mërkurë) nga Stupcat, Platforma Online “Gjirafa”, dhe RTV Dukagjini.

Aktori Vedat Bajrami ka thënë se fryma e re mediale e RTV Dukagjinit, i ka bindur që të ritransmetojnë në televizion, episode që janë transmetuar vetëm online.

“Ne i zgjedhim njerëzit sikur veten. RTV Dukagjini na është përshtatur, sepse ishin njerëz shumë të mirë, një televizion me frymë të re”, deklaroi Bajrami, duke shtuar se 60 episodet e “Egjelit” do të ritransmetohen në RTV Dukagjini gjatë gjithë verës.

https://www.instagram.com/p/BhM5kpiBPb2

Debatik Hoxha nga Platforma Gjirafa, këtë bashkëpunim e quan vazhdimësi të bashkëpunimit me RTV Dukagjinin.

“E lidhëm një marrëveshje të transmetimit të ciklit të 60 episodeve të ‘Egjelit’ në RTV Dukagjini gjatë sezonit të verës. Është një hap i parë, pastaj vazhdimësia na pret gjatë muajit shtator, me befasi të reja”, ka deklaruar Hoxha.

Drejtori ekzekutiv i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri, ka thënë se episodet e Egjelit janë një dhuratë për shikuesit në sezonin e verës.

“Kemi besuar se shikuesit e RTV Dukagjinit meritojnë të kenë top produkt në top sezon. Po flasim për sezonin e verës, ku 60 episodet do të transmetohen çdo ditë, nga e hëna në të hënë pa ndërprerje as të shtunën dhe të dielën”, ka thënë për fund Panduri. /Telegrafi/

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2228406723852737/

Në trend Magazina

Më shumë
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Kalo në kategori