Stuhia tropikale “Hilary” u zhvendos drejt bregdetit meksikan Baja dhe goditi aty të dielën.
Stuhia nuk kishte më forcën e një uragani, por meteorologët vazhdojnë ta konsiderojnë me rrezik për jetën dhe pritet të shkaktojë përmbytje në mbarë rajonin perëndimor të Shteteve të Bashkuara.
Ndërsa stuhia “Hilary” ndodhej rreth 350 kilometra në jugperëndim të San Diegos, Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi se kishte arritur një shpejtësi maksimale erërash prej 110 kilometrash në orë pranë bregdetit në Oqeanin Paqësor.
🌀 As outer bands from Tropical Storm #Hilary begin to lash the US/Mexico border, flash flooding has begun.
Check out this drone video from Storm Chaser @jordanhallwx from Ocotillo, CA. #cawx pic.twitter.com/Wk8FtnPWnH
— MyRadar Weather (@MyRadarWX) August 20, 2023
Qytetet meksikane Ensenada dhe Tijuan patën mbyllur paraprakisht të gjitha plazhet dhe kishin çelur disa vendstrehime në komplekset sportive dhe zyrat qeveritare.
Drejtori i Qendrës së Uraganëve, Michael Brennan, tha se megjithëse “Hilary” ishte dobësuar, nga një uragan i kategorisë 4, njerëzit duhet t’i druheshin më shumë dëmit nga ujërat.
“Përmbytja nga reshjet ka shkaktuar viktimat më të shumta gjatë stuhive tropikale dhe uraganeve në Shtetet e Bashkuara gjatë 10 viteve të fundit dhe nuk doni të shndërroheni në një statistikë”, tha zoti Brennan gjatë seance informimi nga Majami.
Meteorologët mendojnë se “Hilary” do të hyjë në histori si stuhia e parë tropikale që godet Kaliforninë Jugore pas gati 84 vitesh, duke sjellë përmbytje, rrëshkitje toke, tornado, erëra të forta dhe ndërprerje energjie.
#WATCH : Hurricane Hilary active waves of 6 to 12 feet in height are currently recorded in Baja Southern California. #HurricaneHilary #HurricaneHillary #Hurricane #HILARY #Califonia #BREAKING_NEWS #latest pic.twitter.com/jphcliEkA8
— upuknews (@upuknews1) August 20, 2023
Paralajmërime për përmbytje dhe stuhi tropikale u dhanë përgjatë gjithë Kalifornisë Jugore, që nga bregdeti i Paqësorit dhe deri në zonat e brendshme malore dhe të shkretëtirës, madje deri në veri në Oregon dhe Ajdaho.
“Hilary” pritej të vazhdonte me forcën e stuhisë tropikale deri në Nevadën Qendrore në orët e para të së hënës, kur pritet edhe të fillojë të qetësohet.
Vetë Kalifornia është tashmë nën gjendje emergjence dhe janë përgatitur furnizime me ushqime, ujë të pijshëm dhe ndihma të tjera.
Urdhëra evakuimi janë dhënë për banorët dhe plazhistët në Ishullin Santa Catalina, si dhe për disa komunitete malore në Qarkun San Bernardino.
Autoritetet në qytetin Los Anxhelos u përpoqën të tërheqin të pastrehët brenda vendstrehimeve, si dhe u mbyllën të gjitha plazhet në San Diego dhe Qarkun Orange.
“I bëj thirrje të gjithëve që gjenden në trajektoren e kësaj stuhie, të marrin masa dhe të dëgjojnë udhëzimet e zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë”, tha presidenti Joe Biden.
Ndërkohë një tjetër stuhi në Oqeanin Atlantik mori të dielën emërtimin stuhia tropikale “Emily”, ndërsa vazhdon të jetë larg tokës dhe lëviz në oqean drejt perëndimit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistria britanike e Mbrojtjes del me deklaratë mbi gjendjen në vijat e frontit në Ukrainë
Të shtëna me armë në afërsi të Trumpit, ekipi i fushatës së ish-presidentit del me deklaratë
"Katastrofë me përmasa epike": Shtatë të vdekur në Evropë mes përmbytjeve të mëdha
Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të lënduar
Raketat me rreze të gjatë, çfarë janë ato dhe për çfarë dëshiron t'i përdorë Ukraina?
Raketa balistike e lëshuar nga Houthi në Jemen, godet pjesën qendrore të Izraelit për herë të parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj