LAJMI I FUNDIT:

Stuhia më e rëndë në 100 vitet e fundit, mijëra banorë rrezikohen nga vërshimet në Kanada – pritet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme 

Stuhia më e rëndë në 100 vitet e fundit, mijëra banorë rrezikohen nga vërshimet në Kanada – pritet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme 

British Columbia në Kanada po shqyrton mundësinë e vënies së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të përmbysjeve që bllokuan qasjen në portin më të madh në vend – duke rrezikuar jetën e mijëra njerëzve dhe një tjetri duke e lënë të vdekur në vend.

Stuhia vdekjeprurëse që zyrtarët e përshkruan si ngjarje atmosferike që ndodh një herë në 100 vite, ka bërë që të ndërpritet puna e linjave hekurudhore rreth Vankuverit në Kanada, transmeton Telegrafi.

Dy autostrada që lidhin këtë qyteti në bregun perëndimor janë mbyllur, pasi që janë dëmtuar nga sasia e madhe e ujit.


Mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre si pasojë e motit të ligë. Një grua humbi jetën në autostradë, e ekipet e shpëtimit kanë bërë të ditur se dy persona po konsiderohen si të zhdukur.

Banorët lokalë kanë thënë për CBC News, se dheu që ka rrëshqitur ka përfunduar mbi vetura – duke bllokuar plotësisht trafikun.

“Njerëzit që ishin para nesh bërtisnin dhe vraponin. Fytyrat e tyre ishin sikur kishin parë se po vjen një cunami. Ishte gjëja më e tmerrshme që ndonjëherë kam parë”, tha Katy Reni.

Ministri i Komunikacionit, Rob Flemming, ka thënë gjatë një konference për media se ka “qenë stuhia më e fuqishme në 100 vitet e fundit”, derisa ministri për Siguri Publike, Mike Farnwort, vlerëson se “nuk ka dyshim” që stuhia ka lidhje me ndryshimet klimatike.

“Jemi dëshmitarë të katastrofës natyrore. Po shqyrtohet gjendja e jashtëzakonshme në nivel vendi”, kanë njoftuar autoritetet në British Columbia.

Mijëra shtëpi janë evakuar pasi që i ashtuquajtur “lumi atmosferik” ka bërë që gjithçka të paralizohet brenda 24 orëve. 7.000 banorë të qytezës Merit, rreth 320 kilometra në verilindje të Vankuverit, janë urdhëruar nga autoritetet të braktisin shtëpitë.

Të martën në këtë rajon ka pasur reshje bore, e në qytet kanë mundur të shihen veturat duke “lundruar” në rrugët e mbushura me ujë.

Ekipet e shpëtimit me helikopterë janë dërguar në qytetin Agasiz për të shpëtuar rreth 300 persona që kanë mbetur në ngujuar në një autostradë. Në anën tjetër, kryeministri Justin Trudeau ka premtuar ndihmë për të gjithë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

BE-ja po i ofron Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla

Evropa
Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Çfarë mineralesh ka Ukraina të cilat Trumpi po i do kaq shumë?

Botë
Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Hakohen televizionet qeveritare në SHBA, në ekrane shfaqet video me Al ku shihet Trump duke ia puthur këmbët Musk

Botë
Kalo në kategori