LAJMI I FUNDIT:

Studimi i “Friedrich Ebert” bën të ditur në nevojën për përfshirje më të madhe të grave në shoqëri

Studimi i “Friedrich Ebert” bën të ditur në nevojën për përfshirje më të madhe të grave në shoqëri

Fondacioni “Friedrich Ebert” zbatoi hulumtim gjithëpërfshirës kombëtar dhe publikoi Studim për gratë në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2020/2021 në mënyrë që ta matë, përshkruajë dhe sqarojë pozicionimin e popullatës femërore nga të gjitha bashkësitë etnike në raport me shoqërinë, familjen, vlerat, arsimin, punësimin, politikën, sigurinë dhe përkujdesin për shëndetin.

“Studimi jep një pasqyrë dhe analizë gjithëpërfshirëse të të dhënave më të rëndësishme dhe paraqet studim interdisiplinor qëllimi parësor i të cilit është të ofrojë bazë për interpretime dhe analiza të mëtejshme. Rezultatet bëjnë të ditur për një varg sfidash ekzistuese me të cilat duhet të përballen të gjithë faktorët në shoqëri, në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia individuale dhe shoqërore: nga kreatorët e politikave, vendimmarrësit, si dhe të gjithë qytetarët, gratë dhe burrat në shoqërinë tonë”, shprehet Eva Elerajt nga “Friedrich Ebert”.


Sipas Dragan Gjorçev nga Instituti i Shëndetit Publik, në përputhje me analizat studimi përfshin determinues biologjik, fizik dhe social të shëndetit femëror.

“Pjesa më e madhe e barrës me sëmundje te gratë në Maqedoninë e Veriut u takon sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, por brengos edhe mosnjohja e metodave për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, si dhe stileve të këqija të ushqimit dhe aktivitetit fizik. Nevojiten ndryshime serioze në sistemin e ndjekjes dhe promovimit të shëndetit femëror, por edhe në qasjen dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore të gruas”, bën të ditur Gjorçevi.

Nita Starova nga “Friedrich Ebert” shprehet se rezultatet nga studimi bëjnë të ditur në nivelin e ulët të participimit politik, mosinteresimit të përgjithshëm, nga këtu është edhe mosinformimi për politikën te popullata femërore në vend, gjë që me siguri ka të bëjë me kombinimin e faktorëve dhe zhvillimeve në skenën politike në vitet e kaluara.

“Ndonëse në përqindje të madhe e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, gratë megjithatë e reflektojnë trendin global të mosbesimit të rritur në politikën. Është e nevojshme të krijohen kushte për përfshirje më të madhe të grave në politikën në pozicione dhe poste udhëheqëse, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë kombëtar. Vendimmarrësit, por edhe opinioni më i gjerë duhet të informohen për përfitimet nga përfshirja më e madhe e grave në proceset e vendimmarrjes”, sqaron Starova.

Në një pjesë të studimit interesi është orientuar drejt pozitës së gruas në organizatat e punës, avancimin në karrierë dhe avancimin në pozicione udhëheqëse, si dhe qëndrime të përgjithshme për punësim, kërkim të punës dhe vetëpunësim.

Sipas Mirjana Borota Popovska, është konfirmuar se diskriminimi në bazë gjinore është i padallueshëm si nga mjedisi, por edhe nga gratë dhe se gratë në botë në punë kanë pozicion më të pavolitshëm për dallim nga burrat në raport me: përfitimin, vlerësimin e aftësisë së tyre konkurruese, mbështetjen e menaxhmentit, avancimin nl karrierë, punësimin.

“Janë të demotivuar për të filluar biznes personal, por për arsye të tjera, gjegjësisht më së shumti për shkak të mungesës së njohurive për tregun dhe dallimet e tregut, si dhe mungesë të diturisë, shkathtësive dhe aftësive për udhëheqjen e biznesit”, shton Popovska.

Sipas saj, sistemi arsimor në raport me rolin e gruas shpesh sforcon stereotipa për rolin e gruas në shoqëri, më dominuese janë: “gruaja është ajo që duhet të kujdeset për shtëpinë dhe fëmijët”, “bëhu e bukur dhe tërheqëse”, “mos ndërro partnerë”, “martohu dhe bëhu me fëmijë përballë karrierës”, “burri duhet të posedojë/të fitojë më shumë se gruaja”.

Në raport me arsimin, gratë kanë qëndrim pozitiv, pajtueshmëri më të lartë ka pasur për qëndrimin: “arsimimi i gruas është i rëndësishëm për ardhmërinë e saj dhe jetë më të mirë”.

Marija Topuzovska-Latkoviq bën të ditur se sipas analizës së të dhënave, në nivel të përgjithshëm, grave në shoqërinë e Maqedonisë më parësore u janë vlerat që kanë të bëjnë me sigurinë/pavarësinë (të jetojnë në vend të sigurt dhe me perspektivë, të kenë vend personal për të jetuar dhe punë të sigurt), si dhe respektim të traditës (krijim të familjes, pranim dhe përmbushje të kërkesave/pritjeve të religjionit).

“Ndonëse gratë e bartin barrën më të madhe për kujdesin ndaj fëmijëve dhe mirëmbajtjen e amvisërisë, ato në masë të madhe e vlerësojnë nivelin e barazisë gjinore si të mirë, ndërsa ndarjen e obligimeve e konsiderojnë korrekte, gjegjësisht të drejtë, gjë që tregon se gratë ose e pranojnë ndarjen tradicionale/patriarkale të roleve si normale, ose nga ana tjetër, se nuk janë të njoftuara sa duhet me konceptet për barazi dhe barabarësi gjinore. Gjithsesi, duhet përmendur se janë evidentuar dallime dhe asociacione të rëndësishme statistikore sipas moshës, nivelit arsimor, përkatësisë etnike dhe vendbanimit”, shprehet Topuzovska-Llatkoviq.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska thekson se me koncepcionin e ri të arsimit në vend do të ndërtohen dhe kultivohen vlerat evropiane.

“Që në moshën më të vogël ka pabarazi gjinore. Këtë e pamë në arsimin fillor në të cilin ekzistojnë stereotipa dhe diskriminim, pabarazi gjinore drejtpërdrejt në librat shkollorë. Koncepcioni i ri është ndërtuar mbi postulatet evropiane, të ketë barazi gjinore, gjithëpërfshirje, mosdiskriminim. Tërhiqen një pjesë e librave shkollorë, mund të thuhet se kemi vendosur filtra përmes ekspertëve për të drejtat e njeriut në mënyrë që të mos ndodhin lëshime të këtilla në të ardhmen, e me këtë do ta ngrisim vetëdijen që në vegjëli përmes sistemit arsimor”, bën të ditur Carovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori