Një vajzë e re ka habitur të gjithë me transformimin e saj, pasi arriti të humb 40 kilogramë.

22-vjeçarja Kayla studente e infermierisë në Kanada, thotë se llogaria e saj në Instagram ka më shumë se 7.500 ndjekës, dhe se këtë gjë e ka arritur duke postuar fotografi të procesit të dobësimit, transmeton Telegrafi.


Postimet e saj kanë fituar mijëra pëlqime, pasi poston fotografi të kohës kur ishte 118 kilogramë dhe tani që ka rënë në 78.

“Gjithmonë i kam thënë vetes, ‘Nëse dëshiron të dukesh më bukur, duhet të humbësh disa kilogramë’ ose ’A mund ta besoni sa e bukur do të dukeshit’”, ka shkruar Kayla në një nga postimet e saj.

Ajo ka realizuar edhe një video në të cilën dokumenton se si brenda viteve kishte humbur kilogramët e tepërt, dhe beson kjo video ka shërbyer si model për shumë femra tjera që vuajnë nga mbipesha. /Telegrafi/

2 231

3 164

4 123

5 89

6 67

7 55

8 48

9 46

10 40

11 41