LAJMI I FUNDIT:

​Studentët para qeverisë kërkojnë largimin e pagesave për këtë vit akademik

​Studentët para qeverisë kërkojnë largimin e pagesave për këtë vit akademik

Organizata studentore “Studim Kritikë Veprim” përmes një aksioni simbolik para Qeverisë së Kosovës, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mos përfshirjen e kërkesave të studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në shenjë revolte, ata para hyrjes së Qeverisë së Kosovës vendosën një pako të zbrazët e cila kishte mbishkrimin “Ndihma e Qeverisë për Studentët”.

Dionit Kabashi nga kjo organizatë, tha kanë bërë 13 kërkesa për largim të tarifave për vitin akademik 2020-21, por shtoi se Qeveria e Kosovës nuk gjeti mundësinë t’i fus shpenzimet e studentëve në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Jemi mbledhur para Qeverisë së Kosovës e cila javën e kaluar miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike por që fatkeqësisht nuk u përshinë fare studentët e universiteteve publike të vendit. Aty askund nuk figuron fjala studentë. Jeni të informuar që ende pa filluar viti akademik 2020-21, jemi treguar me plotë 13 kërkesa të gjitha universiteteve publike, MASH-it dhe Qeverisë. Nëpërmjet këtyre kërkesave zyrtare kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim për vitin akademik 2020-21, si ndihmesë sado e vogël për të gjithë studentët, marrë parasysh krizën ekonomike si pasojë e COVID-19, që i ka prekur ata dhe familjet e tyre…. Nëpërmjet këtij aksioni simbolik këtu në shesh, ne shprehim pakënaqësitë e shumë studentëve sesi Qeveria e Kosovës në një ligj qindra milionësh nuk gjeti vend për studentët e këtij veti. Këta të rinj që u është ulur cilësia mësimore dhe u është prekur gjendja ekonomike nuk mund t’i përballojnë edhe pagesat e universiteteve”, tha Kabashi.

Ai tha se kërkesa e studentëve për heqjen e tarifave për këtë vit akademik është e drejtë në këtë kohë kur vendi po ballafaqohet me pandeminë dhe krizë ekonomike.

“Ne si SKV dua t’ia rikujtojmë kësaj qeverie se nuk jemi dorëzuar dhe do vazhdojmë luftën tonë të drejtë për arsim pa pagesë. E drejta për arsim është e drejtë kushtetuese dhe secili duhet t’i ofrohen mundësi të barabarta për arsimin por ajo sot në këto rrethana të vështira bëhet më se e domosdoshme. Jo vetëm e drejtë por heqja e tarifës sot është edhe nevojë sot studentët e SKV kanë vendosur pakon e zezë për shkak të keqpërdorimit që po u bëhet studentëve dhe e zbrazët për shkak se kërkesat tona nuk kanë marrë përgjigje”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori