LAJMI I FUNDIT:

Studentët e Mjekësisë në UP thonë se po dëmtohen përmes grevës, nuk duan të humbin afatin e provimeve

Studentët e Mjekësisë në UP thonë se po dëmtohen përmes grevës, nuk duan të humbin afatin e provimeve

Këshilli studentor i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me grevën e SBASHK-ut që po e mbështet edhe UP-ja.

Përmes një njoftimi, përfaqësuesit e këtyre studentëve, kanë deklaruar se përkrahin çfarëdo iniciative dhe reagim sindikal në raste të cilat përfshihet rritja e cilësisë së studimeve dhe kushteve studimore.


Thonë se, nuk mund të pranojnë që të dëmtohet interesi i vetë studentëve.

“Shtyrja në afat të pacaktuar e provimeve të afatit të janarit, fillimisht ka krijuar një pakënaqësi tejet të madhe në mesin e studentëve të cilëve po ju pamundësohet e drejta e tyre elementare për t’i paraqitur dhe për t’iu nënshtruar provimeve.”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve në Prishtinë, shpreh pakënaqësinë për grevën, duan zgjidhje të shpejtë mes SBASHK-ut e Qeverisë
Lexo po ashtu Këshilli i Prindërve në Prishtinë, shpreh pakënaqësinë për grevën, duan zgjidhje të shpejtë mes SBASHK-ut e Qeverisë

Gjithashtu, studentët kërkuan që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme sa më shpejtë që studentët të mos dëmtohen në afatin e provimeve dhe në fillimin e semestrit të ardhshëm akademik.

Këshilli studentor i Fakultetit të Mjekësisë këtë komunikatë ua ka adresuar menaxhmentit të UP-së, SBAShK-ut dhe qeverisë së Kosovës, gjegjësisht kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ishte bashkuar grevës së Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë me 21 janar të këtij viti, ku edhe ishte vendosur që të shtyhen për kohë të pacaktuar të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori