LAJMI I FUNDIT:

Studentët bllokojnë Fakultetin e Arteve, kërkojnë kushte më të mira

Studentët bllokojnë Fakultetin e Arteve, kërkojnë kushte më të mira

Për dy orë Parlamenti Studentor dhe Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Arteve të UP-së, kanë bllokuar hyrjen e kësaj njësie akademike, ku kanë kërkuar që të shkarkohet bordi drejtues i UP-së dhe kanë kërkuar që të ndërtohet objekt i ri për Fakultetin e Arteve.

Studentët kanë protestuar duke thënë se kushtet në të cilat studiojnë janë shumë të vështira. Ata thonë se mundojnë hapësirat adekuate, materiale dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty. Po ashtu, ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për heqjen e akreditimit të shumicës së programeve.


Në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre, studentët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë që përmes protestave të kërkojnë plotësimin e tyre.

Nga Parlamenti Studentor, Edison Bibaj, ka thënë se kërkesat e studentëve asnjëherë nuk janë marrë seriozisht nga menaxhmenti i UP-së.
“Sot përfaqësuesit e Fakultetit të Arteve po e bllokojnë këtë njësi akademike siç e kemi paralajmëruar edhe më herët prej padrejtësive dhe mos shqyrtimi i ankesave tona dhe kemi dal që t’i bllokojmë, e kemi pa si të vetmen rrugë. Një gjë që duhet cekur për Fakultetin e Arteve është edhe akreditimi në këtë njësi akademike, gjë që këtë vit Agjencia e Akreditimit nuk i ka akredituar drejtimet si aktrim bachelor, arte aplikative bachelor, arte vizuele bachelor, dizajn, skenë dhe kostumografi bachelor, dramaturgji bachelor dhe master, regji filmi dhe televizion bachelor. Siç shihet shumica prej fakultetit tonë nuk është akredituar për vitin e ardhshëm dhe kjo është shqetësuese”, tha ai.

Ndërkaq, Labeat Bytyçi, student i Fakultetit të Arteve dega e aktrimit, ka thënë se objekti në të cilin vijojnë mësimet nuk i plotëson as kushtet minimale.
“Ideja që jemi këtu ky numër i konsiderueshëm i studentëve është për një objekt të ri i cili na shërben neve studentëve për mbarëvajtjen e lëndëve mësimore, ligjëratave, provave dhe ushtrimeve të ndryshme. Ky objekt që shihet prapa nuk i plotëson kushtet të cilat studentët i kërkojnë, po ashtu edhe ato kushte që janë nuk janë të mjaftueshme për shkak që siç shihet edhe mbrapa karriget janë shumë të dëmtuara, bankat, muret, dritat, dyshemeja. Këtu në Fakultetin e Arteve nuk plotësohen kushtet elementare, po ashtu ky objekt nuk është i dedikuar për Fakultet të Arteve po ka qenë i shfrytëzuar prej kishës ortodokse dhe as nuk ka qenë i projektuar dhe as i planifikuar për Fakultet të Arteve”, deklaroi ai.

Ai ka folur edhe për mungesën e materialeve shpenzuese, ku ka thënë se studentët detyrohen që të paguajnë për materiale që do të duhej t’i siguronte fakulteti.
“Materialet shpenzuese ia vlen të ceket që është tek lënda kryesore pikturë është 15 euro për një pikturë e cila duhet të bëhet cdo javë. Është lëndë obligative dhe piktura është obligative, e cila duhet për cdo javë të bëhet nga një pikturë me vlerë 15 euro. Për një vit një student shpenzon 450 euro për pikturë, vetëm për lëndën kryesore. Kjo pagesë është shumë e lartë për studentët”, tha ai.

Parlamenti Studentor ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të vazhdojnë me bllokimin e njësive të tjera akademike, derisa vetëm dy ditë më herët e kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të UP-së. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori