LAJMI I FUNDIT:

Studentë ndërkombëtarë të Venedikut dhe Vjenës vizitojnë KFOR-in

Studentë ndërkombëtarë të Venedikut dhe Vjenës vizitojnë KFOR-in

KFOR-i ka pritur gjatë të hënës në vizitë studimore të përbashkët të studentëve ndërkombëtarë të Programeve Master për të Drejtat e Njeriut të Kampusit Global të Venedikut dhe Vjenës.

Kjo ishte një vizitë si pjesë e udhëtimit vjetor në terren të realizuar nga dy institutet prestigjioze me qëllim që studentët të marrin informacione nga dora e parë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.


Studentët u mirëpritën nga shefi i Shtabit të Komandës Rajonale Perëndim në Pejë, i cili bëri një përmbledhje të detyrave dhe përgjegjësive të KFOR-it duke u përqendruar në arritjet e jashtëzakonshme në sektorin e bashkëpunimi civil-ushtarak gjatë më shumë se 20 vjetëve të pranisë së NATO-s në Kosovë.

Studentët u informuan nga shefi i Zyrës Ligjore të KFOR-it për kornizën ligjore të misionit të NATO-s me referencë të veçantë për Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

“Informimet ngritën shumë interes në mesin e studentëve, të cilët patën mundësinë të parashtrojnë shumë pyetje në lidhje me aktivitetet e KFOR-it në rajon. KFOR mirëpret dhe inkurajon nisma të tilla, të cilat vazhdojnë të rrisin ndërgjegjësimin për detyrat e përditshme të kryera nga 3.500 trupa që i përkasin 27 vendeve të ndryshme, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori