LAJMI I FUNDIT:

Studentë e UT-së diskutuan për varfërinë në Maqedoni

Studentë e UT-së diskutuan për varfërinë në Maqedoni

Studentët e UT-së nga grupi i sociologëve ”Fehmi Agani” sot kanë diskutuar varfërinë në Maqedoni, shkruhet në komunikatën e drejtuar Telegrafit në Maqedoni.

Gresa Lita nga ky grup tha ”ky debat është realizuar me vetë faktin se në vendin tonë kriza e rëndë e varfërisë, më së shumti po i rëndon familjet sociale, dhe e kanë shumë të vështirë t’i sigurojnë gjërat elementare të jetesës. ,,Në periudhën e fundit dhjetëvjeçare, largimi i qytetarëve nga Maqedonia ka shënuar shifra alarmante, duke e bërë emigrimin nga vendi një dukuri që bie në kundërshtim me të gjitha të dhënat dhe statistikat zyrtare sa i përket varfërisë dhe rritjes ekonomike në vend. Nga dita në ditë në Maqedoni po shënon rritje numri i atyre të cilët të ardhmen e shohin jashtë vendit”, shtoi mes tjerash Lita.


Edhe studentët tjerë folën për këtë temë duke shpresuar se do të ndryshoj gjendja./Telegrafi/