LAJMI I FUNDIT:

Strugë, reparti kirurgjik mbetet i mbyllur (Video)

Strugë, reparti kirurgjik mbetet i mbyllur (Video)

Gjatë javës së ardhshme do të dihet nëse do të ketë sanksione për drejtorin e Spitalit të Strugës si dhe mbi shkaqet e mos vaksinimit kundër fruthit të një pjesë të personelit mjekësor si në Spitalin e Strugës po ashtu dhe nëpër Spitalet e tjera të vendit. Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor po ashtu do të njoftojë nëse ndonjëri nga pjesëtarët e ekipit mjekësor refuzon të vaksinohet, gjë e cila është në kundërshtim me urdhrat e ministrisë së Shëndetësisë. Nga Inspektorati thonë se për momentin nuk kanë informata apo indikacione nëse është e nevojshme mbyllja eventuale e reparteve tjera.

“Për momentin tek numër i madh i shtëpive të shëndetit rrjedh periudha e dhënies së dozës së dytë të rivaksinimit me qëllim që statusi vaksinal të jetë i kompletuar. 2: 25 Me të dhëna konkrete se sa janë të vaksinuar, sa po vaksinohen, në cilin institucion, dhe derisa ka personel mjekësor i cili do të nënshkruaj se nuk dëshiron të vaksinohet në atë moment do të mund të flasim për masat e ndërmarra më tutje, ndërsa sa i takon pyetjes se a rrezikohet mbyllja e ndonjë reparti tjetër, si rasti i Strugës, për momentin nuk kemi të dhëna të tilla”, theksoi Irina Sotirova Buhova, Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor


Ndërkohë reparti kirurgjik në Spitalin e Strugës vazhdon të jetë i mbyllur. Shefi i këtij reparti tha se për momentin hapësirat e tij po dezinfektohet dhe sterilizohet dhe se mbyllur do jetë deri më datë 28.

“Pacientët të cilët ishin të operuar i kemi lëshuar për në shtëpi. Ambulanca punon, sepse duhet të funksionojë për raste urgjente, megjithatë kemi rekomandim që nëse vijnë raste të tilla ta ridërgojmë në Spitali tjetër qoftë ai i Ohrit apo tjetër”, u shpreh Vladimir Koceski, Shef i Repartit të Kirurgjisë – Spitali i Strugës

Gjatë ditës së djeshme u mbyll reparti kirurgjik i Spitalit të Strugës pasi 7 nga të punësuarit e këtij reparti si dhe 7 nga reparti i Anesteziologjisë rezultojnë të prekur nga fruthi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me fruth në këtë spital është 34./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori