LAJMI I FUNDIT:

Struganët e kanë shfrytëzuar ”shtesën për fëmijën e tretë”

Struganët e kanë shfrytëzuar ”shtesën për fëmijën e tretë”

Rreth 945 familje në Strugë përfitojnë shtesën e garantuar mujore financiare për lindjen e fëmijës së tretë referuar të dhënave të Entit për Mbrojtje Sociale, shtesë për të cilën duhet të rinovojnë aplikimin në afat prej 3 muajve.

Sipas të dhënave të konfirmuara nga Enti për Mbrojtje sociale në Komunën e Strugës, shkruan gazeta Koha, këtë benefit e përfitojnë rreth 945 familje prej të cilave vetëm 30 prej tyre kjo asistencë financiare u takon për faktin se familjen e kanë shtuar edhe më fëmijën e katërt, benefit të cilin shteti nuk e jep më dhe përfitues të saj janë vetëm ato gra të cilat kanë lindur fëmijën e katërt në kohën që vlente ky angazhim qeveritar.

Vegim Nura, drejtues i këtij institucioni social në Strugë, informon se në proces është riaplikimi për këtë benefit, procedurë e cila çdo vit parasheh rinovim të dokumentacionit. Ai thotë se nga 945 përfituesit të kësaj ndihme, më shumë se gjysmat janë gra që vinë nga fshati Llabunisht dhe fshatrat tjera të atij rajoni.


Nura sqaron se në fshatrat e tjera dhe në vetë qytetin e Strugës numri i aplikuesve për të fituar këtë asistencë të garantuar nga shteti, është shumë më i pakët nëse krahasohet me Llabunishtin dhe fshatrat përreth tij. “Është e dukshme që numri më i madh i aplikuesve për të fituar ndihmën e garantuar mujore nga shteti për lindjen e fëmijës së tretë dhe të katërt janë nga Llabunishti, Oktisi, Podgorca, tendencë që nuk ka ndryshuar prej kur ka filluar të shpërndahet kjo ndihmë nga shteti”, përfundon Nura.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori