Struga sjell eksperiencë greke në mbrojtje
Klubi shqiptar i Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, FC Struga, ka bërë një përforcim të bujshëm për sezonin e ardhshëm, njofton Telegrafi. Në qytetin buzë liqenit ka mbërritur mbrojtësi grek Kyriakos Mazoulouxis, i cili vjen pas përfundimit të angazhimit të tij me klubin Panionios. Futbollisti 28-vjeçar ka përvojë të madhe në futbollin grek, ku ka qenë pjesë e Superligës. Ai ka luajtur për klube si AE Kifisias, PAE Chania, PAS Lamia, Ergotelis dhe Aris.. Skuadra e Strugës po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri dhe do të zhvillojë edhe tre ndeshje kontrolluese – ndaj Llapit nga Kosova, Skënderbeut nga Shqipëria dhe klubit fqinj GFK Ohrid. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























