LAJMI I FUNDIT:

Struga nuk ka teste të shpejta për coronavirusin

Struga nuk ka teste të shpejta për coronavirusin
Foto: Ilustrim

Edhe pse Struga ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Kovid 19, si dhe numri i të infektuarve është i lartë, më shumë se 60,000 banorë kanë mbetur pa të ashtuquajturat teste të shpejta. Nga Qendra e Shëndetit në qytet thonë se nuk kanë kushte për të kryer teste të shpejta, sepse kanë vetëm një laborator dhe rekomandojnë, që analizat të bëhen në laboratorin e spitalit të përgjithshëm.

“Testet e shpejta na ofrohen nga ministria. Por, ne nuk kemi as kushte personeli, dhe as kushte hapësinore për këtë. Ne kemi një laborante”, tha Donço Lozhankoski”, drejtor i Qendrës së Shëndetit.


Një problem shtesë është se në Strugë nuk ka ende asnjë pikë për të marrë mostra, kështu që banorët e Strugës janë të detyruar të udhëtojnë për në Ohër për këtë. Pika e mëparshme e kontrollit, e cila funksionoi vetëm për tre muaj, u mbyll këtë verë. Tani ka një problem me caktimin e terminëve.

“Nëse pacienti na telefonon sot për të caktuar një termin, ne duhet ti caktojmë një termin për Covid javën e ardhshme. Deri në javën e ardhshme ai do të jetë negativ, ndërsa ka qenë pozitiv. Cili është përfitimi i këtij testimi?!”, deklaroi Haxher Alied-mjeke familjare nga Struga.

Duke kërkuar alternativa të tjera, pacientët testohen të paktën për të parë nëse kanë antitrupa, do të thotë ata shkojnë për analiza serologjike. Ndërkohë, në Qendrën e Shëndetit në Ohër të premten filloi aplikimi i testeve të shpejta antigjene./Aslat/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori