Një nga personat të cilët morën mirënjohje nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte edhe Vlladimir Millçin. Dekorata e tij ka të bëjë me ”merita në promovimin e kulturës”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, stripi në gjuhën maqedonase ''Crpnatite'' e ka ironizuar Hashim Thaçin dhe Vlladimir Millçinin. Në serinë më të re të tyre, dy persona diskutojnë me njëri-tjetrin.


I pari pyet se përse nuk ka marrë një medalje të UÇK-së, ndrëkaq tjetri i përgjigjet se do ta merr edhe ai. Por, kur i pari pyet se kur do ta merr, i dyti përgjigjet ''kur do të lustrojnë''./Telegrafi/

crpnati-novo