Stresi me dedikim emocionues për të ëmën me rastin e ditëlindjes: A thua të gjithë djemtë i duan nënat si unë?

Stresi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e nënës së tij, duke ndarë me ndjekësit një mesazh emocionues.
Reperi i njohur ka rikujtuar lidhjen e veçantë që ka me të dhe sakrificat që ajo ka bërë gjatë jetës për familjen.
Në postimin e tij, Stresi shpreh respektin dhe mirënjohjen për nënën, duke reflektuar mbi momentet e vështira, dashurinë e pakursyer dhe forcën e saj për t’i qëndruar pranë fëmijëve.
Postimi i plotë i Stresit (pa ndërhyrje):
"Kam zgjedhur kete foto krah teje per te te uruar ditelindjen . Krah teje ndihem i vogel, i qete e i mbrojtur. Eshte si mesazh i sfidave tona mam, si pergjigje “ bashke ja dolem perseri “.
Mam, kam shkruar shpesh per ty, kam thene e kenduar dhe do vazhdoj ta bej deri sa te kem fryme.
Vitet e tua nuk jane shume , por edhe pak nuk jane. E ndersa kalendarit tend i shtohen shifrat mua me dhembin. Se di a thua te gjithe djemt I duan nenat si une ty?A thua jam une i vetmi qe kam bekimin e universit te kem ardhur ne jete nga nje grua si ti ?Si nuk u lodhe se prituri neteve pa gjume.
Sa force e dashuri pate per ne.Thone se emri percakton fatin, ty te quajten Shpreses.
Shpresove ne dite me te mira edhe kur jeta te sfidoi me gjitheshka.
Qeshe e dhe miresi te gjithe atyre qe ti veshtiresuan ditet.Tek shoh ndonje thinje a rrudhe te vogel rreth syve trishtohem…
Por ti mbetesh fisnike, pehere drita qe ndircon shpirtin e rruget e mia.Shpresa ime , te paçim perhere!Gezofsh dite te bardha mes nesh.Te du mam". /Telegrafi/



























































