Stresi dhe Kejsi, një nga çiftet më të diskutuar të showbizit kanë dhënë intervistën e parë së bashku.

Detaje të rëndësishme për të shkuarën dhe të ardhmen e çiftit të njohur dolën në dritë gjatë kësaj interviste.


Ndër to u zbulua se ceremonia gjatë së cilës të gjithë mendonim se Stresi dhe Kejsi ishin fejuar, në fakt kishte qenë celebrimi i tyre, pasi fejesë nuk ka pasur.

1AB4541C EFFF 4EA8 868E CF53DA8A7BC3 e1532449934301

Të pyetur për planet për martesë, Kejsi tregon “Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do bëjmë dasmën.”

Po propozimi nga ‘djali i keq’, si ka qenë? Bashkëshortja e tij tregon për revistawho.com se nuk ka pasur një propozim romantik.

“Unë nuk kam dashur kurrë të më ulet në gjunjë dhe të më bëjë një propozim, sepse do të sikletosesha. Kemi vendosur shumë thjeshtë. Duke biseduar me familjet tona menduam për planet për njëri-tjetrin dhe vendosëm, pastaj ndamë datën. Shkëmbyem nishanet dhe ndoqëm të gjitha traditat e tjera shqiptare. U veshëm thjesht, mblodhëm njerëzit më të afërt dhe aq ishte. Celebrimi ishte siç doja unë ndërsa dasma do jetë sipas Stresit, siç do ai, e madhe”,përfundon fjalën Kejsi.

418AF8CA 21A4 4A67 841E 23AB59E2D64A 1