Nga: Xhevdet Bajraj
Një përgjigje për disa që më japin publikisht këshilla miqësore (e që nuk i kam as miq në rrjetin Facebook) në lidhje me atë se çka është poeti dhe, më tej, cili është vendi i poetit në një shoqëri. Ya basta! Poezia ka turp për shumicën absolute të poetëve të sotëm, e liria turpërohet nga ju. Ata që ju i njihni si poetë (se unë nuk e di kënd e quani ju ashtu), e që janë larg jetës së njeriut a kombit, ata janë edhe larg, shumë larg, tepër larg, poezisë.
Një ditë një kafshë apolitike u fut mes ezanit të hoxhës dhe të një vargu tim?! Dje mora shumë ‘udhëzime’ dhe ‘këshilla’ rreth një postimi?! Këto më bëjnë të kuptoj se për disa nuk qenka e mjaftueshme ajo që them përmes vargut.
Pajtohem se jeta e çdo njeriu të thjeshtë, të zakonshëm, është e vështirë, por rruga e artistit është plot gjemba, prandaj edhe me lehtësi e ngatërrojnë artistin me iriqin. Jeta është një lojë, dhe si në çdo lojë, të fitosh ose të humbësh nuk është njësoj. Artistët, në këtë rast poetët, janë lojtarë që nuk heqin dorë. Në fund të fundit, atyre nuk intereson ajo thënia se gjëja më e rëndësishme në një lojë është të marrish pjesë e jo të fitosh. Këtë e dinë mirë edhe fituesit edhe humbësit.
Letërsia vazhdon të jetë një punë serioze, e jo argëtim i lehtë. Realiteti e ka komoditetin të duket jo i besueshëm. Poezia, arti, nuk e ka këtë komoditet, se përndryshe nuk do t’i shërbente njeriut e as njerëzimit.
Një numër i konsiderueshëm i pushtetarëve tanë, përdorin të gjitha stilet e notit, në lumin tonë të jetës, në lumin tonë të shterur të jetës, në brigjet e të cilit akoma nuk janë zhdukur njollat e gjakut të njerëzve tanë. Pra, është koha e fundit, që secili të ulet aty ku e ka vendin, në spital psikiatrik, në burg apo në një karrige që ia ka caktuar historia, qoftë në pjesën e errët, qoftë në pjesën e ndritshme të saj.
Mua nuk më pëlqen ky realitet i krijuar, prandaj nuk mund të rri duarkryq, ajo që më së paku mund të bëjë, është të shkruaj poezi dhe, nëpërmes saj, të mund të dal së paku nga ky realitet. Tekefundit, letërsia ekziston sepse nuk i mjafton realiteti, çfarëdo qoftë ai, besa nuk i mjafton jeta më gjithë çka ka.
Një poet nga Amerika veriore thoshte: “Poeti është një kafshë detare, që jeton në tokë dhe do të dëshironte të fluturojë”.
E tërë bota duket se është shndërruar në një spital të madh. Mbrojtja nga kjo “ngrehinë” është arti. Arti është vet liria, me të poetët përballen çdo ditë, duke u përpjekur t’i japin kuptim. Në poezi kjo do të thotë ta asimilosh, mbizotërosh gjendjen në të cilën e ke gjetur ofertën estetike (po ashtu atë etike), dhe ta përshkosh, ta bësh një hap më tutje, në të panjohurën, nuk është edhe aq vështirë, traditën e ke me vete. Përndryshe njeriu akoma do ta ndizte zjarrin me fërkimin e dy krandeve apo goditjen e dy gurëve mes veti. (Ky ka qenë hap i madh për njerëzimin, hapi tjetër i madh ka qenë kur kanë vizatuar me gaca të fikura në shpella.)
Nga ajo liri vjen origjinaliteti, një nga gjërat më të rëndësishme në poezi, në art në përgjithësi, dhe ai vjen, ekskluzivisht, nga sinqeriteti. Natyrisht, Salman Rushdie do të thoshte, duhet të jeni vrazhdësisht të ndershëm me vetveten. Unë nuk shkruaj për t’i argëtuar masat e gjëra popullore që gjenden në kllapi, por për ta zgjuar ndonjërin prej tyre nga ajo kllapi, t’ia prishi ëndrrën e keqe.
Kosova është një kapitull tragjik i historisë, po për fatin tonë të mirë, me një fund të bukur. Ama… kujdes, është vetëm një kapitull. Në kapitullin në vazhdim, drita e lirisë po shfaq shumë probleme, herë fiket, herë ndizet. Dhe, kur ndizet drita, ajo është shumë e zbehtë, dhe këtyre që nuk shohin mirë nga interesat personale, u mjegullohet realiteti aq shumë, sa që fiket edhe drita e diellit. Ata që na sollën deri këtu, uzurpuesit, kapësit, dhunuesit, shkatërruesit, përvetësuesit, krimbat e lirisë, unë nuk do t’i përkrah më, sepse jam i lirë dhe nuk ka njeri që e shporr lirinë nga qenia ime. Të jesh i lirë do të thotë të mund ta zgjedhësh edhe të keqen, ama ja që ky nuk është opsion për mua.
P.S. “Shqiptarët duhet të jenë të denjë, për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë”, Mithat Frashëri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Dashuritë tragjike të Sami Frashërit: Aktorja e famshme armene dhe Emija
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
GJUHA SHQYPE
Afresket e Kapelës Sistine
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit