Qeveria hungareze synon që me një ligj të ri të vërë nën mbikqyrje organizatat e shoqërisë civile, të cilat nxisin ‘migrimin ilegal’. Ajo me këtë largohet edhe më tej nga parimet e shtetit juridik.
Armiku i preferuar i Kryeministrit hungarez, Viktor Orban quhet George Soros. Sipas pikëpamjes së Orbanit, miliarderi i Shteteve të Bashkuara të Bashkuara me origjinë hungareze e hebreje ka në plan që të shkatërrojë kulturën e krishterë të Evropës dhe të shkatërrojë kombet evropiane. Për këtë synim sipas Orbanit, Sorosi mbështet invazionin e kontinentit nga miliona migrantë myslimanë. ‘Plani Soros’ kështu e quan Kryeministri hungarez projektin e supozuar.
Tani qeveria e Hungarisë shkon edhe një hap më tej: ajo do të miratojë një të ashtuquajtur paketë ligjore ‘Stop Soros’, siç bëri të ditur të mërkurën në Budapest ministri i Brendshëm, Sandor Pinter.
Taksa ndëshkuese, detyrim për regjistrim dhe ndalim hyrjeje për kritikët
Paketa ligjore e qeverisë drejtohet kundër organizatave të shoqërisë civile (OJQ) – një nga instancat e fundit funksionuese të kontrollit të pushtetit në Hungari. Ajo përbëhet nga tri përcaktime:
– Të gjitha OJQ-të, të cilat kontribuojnë në ndonjë formë për ‘migrimin ilegal’ duhet të regjistrohen në gjykatë dhe të paraqesin rregullisht raporte për aktivitetin e tyre.
– OJQ-të që kanë të bëjnë me ‘migrim ilegal’ dhe që marrin më shumë se gjysmën e të ardhurave të tyre nga bota e jashtme, duhet të paguajnë për këto të ardhura një taksë ndëshkuese prej 25 për qind.
– Qytetarëve hungarezë, të cilët dyshohen se e mbështesin ‘migrimin ilegal’, mund t’u ndalohet hyrja në një shirit prej tetë kilometrash në kufirin e jashtëm të Shengenit; qytetarëve të huaj, të cilët janë nën të njëjtin dyshim, mund t’u ndalohet hyrja në Hungari.
Po t’i miratojë këto përcaktime Parlamenti, Hungaria largohet edhe më tej nga sundimi i ligjit dhe vlerat bazë evropiane dhe u afrohet rrethanave represive si në Rusi, mendojnë vëzhguesit kritikë.
“Unë dyshoj që këto përcaktime janë në përputhje me kushtetutën dhe me marrëveshjet bazë evropiane. Në një shtet juridik, organizatat civile duhet të funksionojnë lirisht. Por përmasa e tatimit është kaq e madhe, sa një punë e lirë e këtyre organizatave nuk është më e garantuar”, thotë në bisedë me Deutche Welle, politologu Attila Tibor Nay nga Instituti Méltányosság.
Deklarime propagandistike
Përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Hungari dyshojnë që përcaktimet e paketës ligjore do të miratohen në këtë formë.
“Është krejt e qartë që qeveria përpiqet për të disatën herë që ta bëjë të heshtë zërin e kritikës – dhe që ndoshta nuk mund ta arrijë në këtë mënyrë”, thotë Mate Szabo, drejtor i ‘Shoqërisë për të Drejtat e Lirisë’ (TASZ), një nga organizatat më të rëndësishme të shoqërisë civile hungareze, përballë medieve hungareze.
Szabo tërhoqi vëmendjen në rrethanën se ndoshta nuk ekziston baza ligjore që të tatohen të ardhurat për shkak të prejardhjes së tyre të huaj.
Njëherë për njëherë, paketa ligjore ‘Stop Soros’ plotëson një funksion propagandistik, sepse në 8 prill në Hungari janë zgjedhjet parlamentare. Sondazhet nuk lënë dyshim se Partia Fidesz e Orbanit do të fitojë, aq më tepër kur ligji elektoral është i prerë ekzaktësisht sipas nevojave të partisë në pushtet. Studiues kritikë të zgjedhjeve dhe ekspertë juridikë thonë në këtë kuadër se zgjedhjet në Hungari janë vërtet të lira, por zhvillohen në kushte kuadër jokorrekte. Por edhe në këtë mënyrë, nuk është e sigurtë një shumicë prej dy të tretash për Orbanin. Prandaj, kështu besojnë shumë vëzhgues, me deklarime si paketa ligjore ‘Stop Soros’, Orbani kërkon ta polarizojë maksimalisht fushatën elektorale. /Deutsche Welle
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musk po shkakton telashe në Evropë – çfarë përfiton ai nga kjo?
Erërat më të fuqishme në 27 vjet godasin Britaninë dhe Irlandën, një i vdekur dhe gati një milion pa energji elektrike
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova