LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg telefonon Vuçiqin: NATO e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

Stoltenberg telefonon Vuçiqin: NATO e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

Stoltenberg fton Kosovën e Serbinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë.

Pas zhvillimeve në veri të Kosovës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Twitter Stoltenberg ka thënë se me Vuçiqin kanë folur për tensionet e krijuara së fundmi në veri të Kosovës.


“Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg, transmeton Telegrafi.

Në bisedën telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Kurti: Rusia po e ndihmon Serbinë për destabilizimin e Ballkanit
Lexo po ashtu Në bisedën telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Kurti: Rusia po e ndihmon Serbinë për destabilizimin e Ballkanit

“NATO  është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin që ia ka dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka shkruar tutje Stoltenberg.

Ndërkaq, Presidenca serbe tha se Vuçiq e ka informuar Stoltenbergun lidhur me “aktivitetet e Prishtinës që rritën frikën dhe shkaktuan trazira në mesin e qytetarëve serbë”. Në njoftim nuk u tha se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan për nevojën e vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se paqja dhe stabiliteti janë të një rëndësie të veçantë, jo vetëm për Serbinë dhe rajonin, por për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë”, u tha në njoftim.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka biseduar të martën edhe me kryeministrinë  Kosovës Albin Kurti.

Stoltenberg pas telefonatës me Kurtin ka thënë se të gjitha palët duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

Më 31 korrik, serbët lokalë vendosën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me targat dhe dokumentet serbe.

Barrikadat u hoqën më 1 gusht dhe Qeveria e Kosovës u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimit për pajisjen e shtetasve të Serbisë me dokument për hyrje-dalje, me të hyrë në territorin e Kosovës.

Lëshimi i dokumenteve parashihet në Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar më 2011 në kuadër të dialogut. Që atëherë, Serbia lëshon dokumente të tilla për qytetarët e Kosovës.

Me kërkesën e ambasadorit amerikan në Kosovë është shtyrë edhe zbatimi i vendimit që ka të bëjë me riregjistrimin e makinave me targat që i lëshon Serbia, që Kosova i konsideron ilegale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës na detyroi ta forcojmë ushtrinë

Lajme
Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Trump deklaron sërish: Meritoja çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë – Serbi

Lajme
Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Përfshihen nga flakët disa vetura në Breg të Diellit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Zbulime me rëndësi historike në Istog, Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Miçiganit ndriçojnë historinë e hershme të Kosovës

Lajme
Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Kurti prezantoi projektin e dy urave në Mitrovicë, reagon Bashkimi Evropian

Lajme
Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Ministrja e Turizmit në Shqipëri inspekton plazhet: 10 metrat nga bregu i detit janë hapësirë publike, jo për privatët

Lajme
Kalo në kategori