LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: NATO do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Stoltenberg: NATO do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë  se “roli i NATO-s në Kosovë ishte jetik për popullin tonë në kohë lufte, kontributi i së cilës vazhdon edhe në ditët e sotme”.

“Objektivi ynë kryesor strategjik mbetet aplikimi i plotë i standardeve të Bashkimit Evropian në rrugën tonë drejt procesit të integrimit në BE dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO-s”, kështu tha Haradinaj, pas takimit me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Nju Jork.


Situata politike dhe e sigurisë në vend dhe rajon, progresi i arritur në Kosovë, me theks të veçantë procesi i tranzicionit i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, si një forcë multietnike, profesionale dhe sipas standardeve të NATO-s, ishin disa nga temat e këtij takimi.

Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Sekretarit Jens Stoltenberg dhe institucionit që ai drejton për procesin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri, proces ky që do të kontribuonte në sigurinë më të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri ka falënderuar Sekretarin Stoltenberg për bashkëpunimin e NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme që po jep KFOR-i në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Institucionet dhe populli i Kosovës e vlerësojnë lartë rolin e NATO-s”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se prezenca e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë është kontribut për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO do të ofroi përkrahje për Kosovën edhe në të ardhmen.

Takimi me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Haradinaj në Nju Jork.

Në këtë takim morën pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori