LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Aleatët evropianë në NATO t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje

Stoltenberg: Aleatët evropianë në NATO t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje
epa05845785 NATO Secretary General Jens Stoltenberg presents NATO's annual report for 2016 during a press conference at alliance headquarters in Brussels, Belgium, 13 March 2017. EPA/STEPHANIE LECOCQ

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot ka kërkuar që aleatët evropianë të aleancës t’i rrisin shpenzimet për mbrojtje, për ta siguruar presidentin amerikan, Donald Trump, se anëtarët e paguajnë në mënyrë korrekte pjesën e tyre.

“Ne ende nuk kemi ndarje korrekte të ngarkesës brenda aleancës sonë”, u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel, derisa e ka publikuar raportin vjetor për aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Vetëm pesë aleatë e plotësojnë synimin për shpenzimin e 2% të GDP-së për mbrojtje: SHBA, Britania, Estonia, Greqia dhe Polonia, raporton agjencia AP.

“Të gjithë aleatët duhet ta arrijnë këtë qëllim”, tha Stoltenberg, duke i përkujtuar përkushtimet e presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të NATO-s për ta bërë këtë, në vitin 2014. /rel/