LAJMI I FUNDIT:

Stojanoski ka akuzuar se faturat e rreme janë përdorur për të “shteruar” potencialin tatimor nga buxheti

Stojanoski ka akuzuar se faturat e rreme janë përdorur për të “shteruar” potencialin tatimor nga buxheti

Sot, në një konferencë për media, deputeti i OBRM-PDUKM-së, Bojan Stojanoski, ka dalë me një deklaratë të fuqishme lidhur me një skemë të rrezikshme të përdorur nga një rrjet i kompanive për tërheqjen e fondeve nga buxheti, duke përdorur rimbursimin e TVSH-së me fatura fiktive. Stojanoski ka theksuar se ky sistem ka shkaktuar dëme në buxhetin e vendit për miliona.

“Në rrjetin e kompanive që pompuan miliona, shpesh herë ndryshonin personat përgjegjës dhe pronarët. Në një numër të madh të rasteve bëhet fjalë për persona që vijnë nga vendet fqinje dhe të cilët janë të vështirë për t’u gjetur” thot Stojanoski


Ai ka shfaqur shqetësimin se institucionet shtetërore, përgjegjëse për kontrollin, kanë dështuar në parandalimin e kësaj skeme dhe se veprimet kanë munguar për shqyrtimin dhe ndjekjen penale të këtyre rasteve. Stojanoski ka akuzuar se dokumentacioni fiktiv dhe faturat e rreme janë përdorur për të “shteruar” potencialin tatimor nga buxheti, dhe se institucionet kontrolluese nuk kanë ndërmarë masa për parandalimin e këtyre veprave kriminale.

“Me keqardhje konstatojmë se sistemi i mekanizmit të kontrollit në institucione është jofunksional dhe këtë e vërtetojnë rastet e proceduara vitin e kaluar nga prokuroria për faturime fiktive dhe shpërdorim të pozitës zyrtare” shton ai

Përfundimisht, ai ka ngritur pyetjen se sa miliona të tjera taksa janë tharë nga strukturat kriminale dhe përse nuk janë ndërmarrë masa për parandalimin e kësaj skeme më herët. Stojanoski ka përfunduar duke theksuar rëndësinë e luftës së vendit kundër këtyre rrjeteve kriminale dhe theksoi nevojën për veprime të menjëhershme për të ndaluar këtë shpërdorim të fondeve publike. /Telegrafi/