LAJMI I FUNDIT:

Stilistja e njohur e grimit ka treguar disa truqe: Kate Bosworth duket e mrekullueshme! (Video)

Stilistja e njohur e grimit ka treguar disa truqe: Kate Bosworth duket e mrekullueshme! (Video)

Stilistja e njohur e grimit, Lisa Eldridge, ka pasur nderin që në kanalin e vet You Tube të ketë mysafire aktoren shumë të bukur Kate Boswordh.

Ajo është aktore dhe femër e cila me stilin e vet gjatë dhjetë vjetëve të fundit ka ngazëllyer adhurueset e modës, transmeton Telegrafi.


Kate Bosworth kuron kryesisht dukjen natyrale, derisa vetëm ndonjëherë vendos që të bëjë grim pak më glamuroz, gjë që në fjalorin e saj do të thoshte, buzëkuq ngjyrë të kuqe të zjarrtë.

Sot, në duart e femrës e cila është njëra ndër stilistet më të njohura të grimit të personaliteteve të njohura, ka pranuar të vërë grim paksa më të fortë, më shkëlqyes.

Është pak të thuhet, që projekti ka pasur sukses dhe që bukuroshja Kate mund të shkojë në ndonjë argëtim të veçantë.

Shikojeni tutorialin nga i cili mund të mësoni një apo dy truqe nga kjo stiliste e mrekullueshme dhe vërtete talentuar…

/Telegrafi/