Festim Isufi është dizajneri i parë shqiptar që prezantoi koleksionin e tij prej 20 veshjeve 'haute couture' në Javën e Modës në Paris, në "Ritz Paris", në shtëpinë e Coco Chanel, ku kanë prezantuar koleksionet e tyre dizajnerët më të famshëm botërorë.

Frymëzuar nga perëndimi i diellit, Festimi solli ngjyrat e bukura të qiellit në koleksionin e tij të punuar e qëndisur me dorë me pasion e dashuri, në copa të veçanta e në modele unike, që fascionuan të ftuarit e mbrëmjen e 29 shkurtit në zemër të Parisit.


14cf424c 7541 47c4 bee3 12a1ea3afc1f

Sfilata u përmbyll me fustanin magjepsës të nusërisë nën tingujt e këngës "Baresha" në kujtim të ikonës së muzikës sonë Nexhmije Pagarusha, këngë kjo që emocionoi dhe çoi në këmbë të gjithë të pranishmit e huaj dhe shqiptar.

Përveç fashionistëve te huaj, ne sfilatën e Festim Isufit ishte edhe Armina Mevlani, Agnesa Vuthaj dhe Orinda Huta, e cila ka përgatitur një edicion special për "Jo Vetem Mode" për prezantimin e dizajnerit të parë shqiptar në javën e modës në Paris!

74a5be29 f821 4cd0 8364 f72882e0d513

Për të përkrahur këtë ngjarje të rëndësishme i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Francë, Z.Qëndrim Gashi dhe Znj.Jeta Abazi Gashi.

Mediat e huaja ishin te impresionuar nga dizajneri i ri me një talent të jashtëzakonshëm, i cili me koleksionin e tij solli edhe një herë Kosovën në qendër të mediave të huaja, duke promovuar artin kosovar ndërkombëtarisht! /Telegrafi/

57c08bd1 cdf2 42e2 a475 5eba3bb191bc

ad205160 f733 4381 a493 aebeab163c22

7a8ff410 e7e9 4cec acfb 7429a254385e

a5d4b6aa a925 46a2 b58c f65e8cec3985

6c9d014f c66f 4900 94cc d276d33e9737

43ad356e e161 4f07 bd6f eac5baaff4e5

b0bf3a11 9540 4785 833d c0d9eb81e3dd

8c8bf33e 205a 433f a860 af9071e7be9a

22c70cd2 ede6 43a2 beda f8ddb7c16bb5

a846de9a 60e6 4a91 85f7 7b0ed6d1fc4d

da6b214a e073 48bb 8e5c 158d700819c8