LAJMI I FUNDIT:

Stilimi i vjeshtës i Amanda Holden: Një komplet që sfidon një ditë me shi

Stilimi i vjeshtës i Amanda Holden: Një komplet që sfidon një ditë me shi

Prezantuesja britanike Amanda Holden u jep sugjerime veshjesh shumë femrave me zgjedhjet e saj të modës

Gjithnjë e më shpesh mund ta shihnim me kombinime njëngjyrëshe, por këtë herë Amanda dërgon një mesazh të veçantë në një kombinim bardh e zi.


Zgjedhja e saj për një ditë me shi është një kombinim i vërtetë vjeshte, i cili shkon shumë me çizmet klasike, të zeza.

Fundi i gjatë i gjerë, i cili ndjek me shumë delikatesë vijën trupore, e arrin plotësinë e tij me një bluzë pa mëngë në të njëjtin dezen, transmeton Telegrafi.

Amanda dëshmoi edhe një herë fuqinë e kombinimeve të veshjeve dhe i shtoi çdo gjë një nuancë elegante me kombinimin e një këmishe të bardhë saten nën një bluzë-jelek.

Ajo e përforcoi gjithë përshtypjen e kësaj harmonie të veshjeve me mëngë luksoze në pala.

Çadra e zezë me këtë stilim erdhi si një detaj mode.

Nëse nuk e dinit se çfarë hijeshie ka moda e vjeshtës, mund ta shihni vetë. /Telegrafi/