Në diellin e verës, flokët thahen shpejt dhe humbin lagështinë, ndërsa ngjyra zbehet

Këtë proces do të ngadalësojnë vajrat që do ta bëjnë të lehtë krijimin e stileve të shpejta, nga gërshetat te variantet me furqeta flokësh.

Ju mund të ‘zbukuroni” kohën tuaj në plazh duke krijuar një model të veçantë flokësh, transmeton Telegrafi.

Variantet e ndryshme të gërshetave janë të lehta për t’u thurur me flokë të lagur, shtoni vajra dhe do të keni një model të shkëlqyeshëm të flokëve, të denjë për një dalje mbrëmje.

Me një bisht të rastësishëm, tërhiqni një palë balluke dhe dekoroni qafën me një gjerdan.

Duhen më pak se pesë minuta për një gërshet të ulët.

Dekoroni flokët tuaj me furqeta flokësh që u ngjajnë perlave ose disa detajeve të tjera femërore.

Frymëzohuni nga vitet njëzet, një kohë kur zonjat bartnin modele të lëpira flokësh.

/Telegrafi/