LAJMI I FUNDIT:

Stili perfekt i flokëve: Tri versionet më të mira të lobit për flokë të hollë

Stili perfekt i flokëve: Tri versionet më të mira të lobit për flokë të hollë
(Foto: Getty Images)

Dhe aktorja Jennifer Lawrence mban një model flokësh lob.

Një nga arsyet pse lobi ose bobi i gjatë është bërë një model kaq popullor i viteve të fundit është gjithanshmëria e tij e gjerë. Është një nga ato modelet perfekt të flokëve që u përshtaten vërtet të gjithave – pavarësisht nga lloji dhe struktura e flokëve.


Përveç kësaj, lobi përshtatet me çdo formë të fytyrës, kështu që me këtë model shumë të popullarizuar të supeve ose nofullave, vërtet nuk mund të gaboni. Nëse keni flokë më të hollë, mund të krijoni vëllim dhe plotësi shtesë me lobin, dhe për ta arritur këtë është më mirë të zgjidhni një nga tri versionet e mëposhtme të lobit:

1. Zgjidhni një lob që është pak më i shkurtër në pjesën e pasme sesa në pjesën e përparme. Me një mënyrë kaq të zhdrejtë të prerjes së flokëve do të merrni plotësi dhe formë që do të krijojë iluzionin e flokëve më të plotë.

Selena Gomez bart lobin i cili është pak më i gjatë përpara

(Foto: Getty Images/Guliver)

2. Bëni balluke që do t’i japin flokëve një dimension shtesë, d.m.th. thellësi dhe kontrast, dhe rezultati do të jetë përshtypja e flokëve më të trashë dhe më të plotë.

Natalie Portman mban një lob me balluke

(Foto: Getty Images/Guliver)

3. Lobi i valëzuar është jashtëzakonisht i popullarizuar, dhe valët janë gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyeshme për flokët e hollë. Valët bëhen nga mesi i flokëve deri te skajet, dhe kjo do t’i bëjë flokët të valëvitura, të gjallë dhe të plotë. Për valë të çrregullta dhe të relaksuara bukur, spërkatni flokët e thatë me një mjegull të flokëve dhe lehtësisht shprishni ato.

Priyanka Chopra mban një lob të valëzuar

(Foto: Getty Images/Guliver)

/Telegrafi/