LAJMI I FUNDIT:

Stili i flokëve Marshmallow është trendi më i ri (Foto)

Stili i flokëve Marshmallow është trendi më i ri (Foto)

Trendi është i inspiruar nga pastat ngjyrë të bardhë, ndërsa flokët Marshmallow me nuanca të bardha, bionde dhe të hirta të cilat bashkë krijojnë ngjyrën dinamike dhe të guximshme që vërtet të rikujtojnë pastat e buta të cilat të shkrihen në gojë.

Edhe pse fjala është për nuancën e ftohtë, është paralajmëruar si hit i pranverës, ndërkaq që tani është gjithnjë e më e pranishme, transmeton Telegrafi.


A post shared by SARAH 💙 (@ohheysaraah) on Jan 21, 2018 at 8:30am PST

Zgjedhje ideale është për biondinat, ndërkaq ekspertët e bukurisë konstatojnë që u rri shkëlqyeshëm edhe zeshkaneve.

Megjithatë, kjo ngjyrë kërkon shumë zbardhje dhe tonifikim të flokëve, andaj vetvetiu edhe i dëmton qimet, prandaj për arritjen e tyre nevojitet shumë kohë dhe durim.

Gjithashtu, nuk është e thjeshtë as mirëmbajtja. andaj mendoni mirë para se të merrni guximin për një ndryshim të këtillë.

/Telegrafi/