Aktorët, të cilët luajnë dy të dashuruar në serinë e filmave “Twilight” dhe për të cilët thuhet se janë në lidhje edhe në jetën reale, kanë kryesuar një sondazh për çiftet që kanë më shumë stil.

Ata dolën para yllit të “Sex And The City”, Sarah Jessica Parker dhe burrit të saj Matthew Broderick që zunë vendin e dytë, ndërsa në vend të tretë u renditën Johnny Depp dhe Vanessa Paradis.


Nga çiftet që u përfshinë në top-dhjetëshe, ishin: Demi Moore dhe Ashton Kutcher, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, si dhe Zac Efron dhe Vanessa Hudgens.

Ndërkohë, çifti i famshëm hollivudian Brad Pitt dhe Angelina Jolie zunë vetëm vendin e 23-të. /Telegrafi/