Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen një rrëfim i rrallë nga ish-futbollisti kosovar Blendi Memaj, i njohur për eksperiencat e tij me gjigantin turk Besiktas, ekipin Beylikduzuspor dhe disa klube në Kosovë. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.

Në këtë intervistë të veçantë, Memaj rrëfen eksperiencën nën udhërat e trajnerëve si Slaven Bilic dhe Eden Terzic.


“Janë njerëz as të thjeshtë, aq lehtë e ke me komuniku me ta, sa që me një trajner nga Kosova është më vështirë me komuniku se sa me Bilicin”, ka rrëfyer Memaj në “Arena e Yjeve”.

“Ai (Bilic) është me prejardhje kroate dhe ma bëjke “cousin” (kushëri), dhe unë me anglisht kam qenë mirë dhe tan kohën u mundoje me m’ndihmu dhe me m’këshillu”.

“Më thoshte që ke shumë talent dhe duhet të luftosh, pasi në pozicionin tënd ka lojtarë që vlejnë miliona euro...”, rrëfen më te ish-futbollisti.

Episodi i plotë me Blendi Memajn transmetohet të shtunën në ora 17:10 në RTV Dukagjini, si dhe publikohet në kanalin zyrtar në YouTube të Telegrafit. Mos e humbisni këtë rrëfim të sinqertë e frymëzues nga një ish-futbollist që ka përjetuar majat dhe sfidat e karrierës. /Telegrafi/

telegrafi sport app