LAJMI I FUNDIT:

Sterling e pranon se është penduar për largimin nga Liverpooli

Sterling e pranon se është penduar për largimin nga Liverpooli

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka pranuar se është penduar për mënyrën se si e trajtoi largimin e tij nga Liverpooli.

Sterling u largua nga Anfield në vitin 2015 mes një beteje të re me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës.

Megjithatë, ylli anglez ka treguar se është penduar për largimin e tij nga Liverpooli.


Sterling preferon Liverpoolin, por Man City është i prirur të shesë te Barcelona
Lexo po ashtu Sterling preferon Liverpoolin, por Man City është i prirur të shesë te Barcelona

“Ndonjëherë duhet të shkosh për atë që dëshiron vërtet. Karriera është e shkurtër dhe nuk mund të parashikosh kurrë të ardhmen. Ka të bëjë me marrjen e vendimeve”, ka thënë fillimisht Sterling për Sky Sports.

“Do të thosha se jam i zhgënjyer me mënyrën se si u largova nga Liverpooli. Thashë se ambiciet e klubit nuk përputheshin me të miat. Më vjen keq për këtë gjë”.

“Kam kaluar një kohë të mirë në Liverpool. Ata investuan shumë tek unë si adoleshent. Ata kanë luajtur një rol të madh në jetën time dhe ende kanë diçka për mua”, përfundoi anglezi.

Ndryshe, Sterling është lidhur së fundmi me një largim nga City dhe një rikthim te Reds është përfolur gjithashtu, edhe pse favorit për transferimin e tij shihet Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori