LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Shpendi është viktimë e Molliqajt; Gecaj: Shpendi të tregojë nëse iu ka “zënë koka ngushtë diku”

Stavileci: Shpendi është viktimë e Molliqajt; Gecaj: Shpendi të tregojë nëse iu ka “zënë koka ngushtë diku”

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gecaj, thotë se nëse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është mirë të kërkojë ndihmën nëse ka presione.

“Shpend Ahmeti ashtu siç gënjeu për jahtin, tash po gënjen dhe po e manipulon publikun edhe për punësimin e detyrueshëm të militantëve të Vetëvendosjes prej komunave të tjera në institucionet e Komunës së Prishtinës. Ai, madje nuk guxon as ta publikojë listën e të punësuarve me kontrata për shërbime të veçanta. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kuptohet pse ai po gënjen. Nëse ka presion është mirë të kërkojë ndihmë. Nëse gënjen pse i është zënë “koka” ngushtë diku, ndoshta edhe ia falim, sikurse për jahtin. Por, edhe pse nuk po guxon ta tregojë të vërtetën, qytetarët e dinë përgjigjen që ai po mundohet t’i shmangët për listat e detyrueshme të këtyre punësimeve”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.


]

Në anën tjetër, Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka quajtur kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, viktimë të Dardan Molliqajt, njofton Klan Kosova. Ai përmendi njerëz që, sipas tij, kanë pasur kontrata me shërbime të veçanta në vitet e fundit nga ana e qeverisjes lokale në Prishtinë.

“486 njerëz të punësuar në këto shërbime i kanë kushtuar komunës rreth 2.5 milionë euro”, tha Stavileci në Info Magazine të Klan Kosovës. “Kemi një punësim partiak të paligjshëm. Më e keqja: nëse hyn brenda kësaj liste ti sheh që aty kemi militantë që kanë qenë pjesë e sekretariratit dhe komisariateve”.