LAJMI I FUNDIT:

Stavileci: Dogana po lufton krimin dhe korrupsionin (Video)

Stavileci: Dogana po lufton krimin dhe korrupsionin (Video)

Zëdhënësi i Doganava të Kosovës, Adriatik Stavileci duke folur për rastet e luftimit të krimit nga institucioni të cilin ai e përfaqëson ka shpjeguar disa prej rasteve të zbulimit të lëndëve narkotike gjatë hyrje daljeve nga Kosova.

Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se zbulimi i narkotikëve bëhet në një procedurë standarde e operimit ku sipas tij, rasti paraqitet tek njësitet e antidrogës të Policisë së Kosovës.

“Mund të ju them se dogana vazhdimisht punon në parandalimin e rasteve jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha rastet dhe në të gjitha shtetet. Dogana vazhdimisht punon në parandalimin e rasteve, e rasti i fundit është ky kur janë konfiskuar disa dhjetëra kilogramë marihuanë. Ky rast po vlerësohet më shumë sepse droga është kapur në dalje dhe jo sikurse ndodhë zakonisht në hyrje të vendit”, ka shtuar Stavileci.


Ai ka thënë se Dogana e ka një përvojë shumë të mirë në luftimin e korrupsionit brenda institucionit, në kuptimin e saj që ndërtimi i sistemeve elektronike dhe eliminimi i diskrecionit të oficerëve doganor sipas tij, ka ndikuar në rritjen e të hyrave që për ne është indikator që kemi rënie të korrupsionit.

“Kur eliminohet mundësia me ardhë deri te korrupsioni, bie edhe niveli i korrupsionit. Tani për momentin që flasin, rreth 95 për qind të dërgesave që futen në Kosove zhdoganohen nga sistemi vet, përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori