LAJMI I FUNDIT:

Statuja e presidentit Ronald Reagan vendoset në hapësirën ku ai mbajti fjalim, dy vite para se të rrëzohej Muri i Berlinit

Statuja e presidentit Ronald Reagan vendoset në hapësirën ku ai mbajti fjalim, dy vite para se të rrëzohej Muri i Berlinit

Pikërisht në hapësirën kur Ronald Reagan mbajti fjalim dhe i kërkoi Bashkimit Sovjetit ta rrëzonte barrierën, është vendosur statuja e tij.

Në 30 vjetorin e rrëzimit të Murit të Berlinit, kur Gjermani është përgatitur ta festojë këtë ditë, është shpalosur edhe statuja e ish- presidentit të Shteteve të Bashkuara, që bëri shumë në bashkëpunimin e dy pjesëve gjermane, transmeton Telegrafi.

Gjatë vizitës që bëri në Berlin më 12 qershor të vitit 1987, Reagan i kërkoi liderit sovjetik Michael Gorbachev të vazhdonte me reforma dhe të linte anash ndarjen.

Në një fjalim para Portës së Brandenburgut, që ishte në anën e murit të Gjermanisë Lindore, Reagan tha se paqja dhe prosperiteti do të vinin vetëm nga rrënimi i murit.

Vetëm dy vjet më vonë, më nëntë nëntor 1989, qeveria e Gjermanisë Lindore hapi kufijtë me Gjermaninë Perëndimore, duke e shembur murin ndarës.

Sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo shpalosi statujën për nder të presidentit Reagan, teksa e quajti atë “moment monumental” përpara se të ndihmonte për të hequr mbulesën e tij në tarracën e ambasadës, në nivelin e syve me majën e Portës së Brandenburgut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori