Zefiro është një kontrollues i vogël i zgjuar MIDI që futet në portën USB-C të telefonit tuaj duke e kthyer në thelb atë në një instrument muzikor të luajtshëm.

Zhvilluar nga startupi italian ARTinoise, Zefiro është një nga pajisjet më të zgjuara që kemi parë prej kohësh.


Gryka e vogël dhe shumëngjyrëshe mund të duket si një vape, por në fakt është shumë më tepër se kaq, përcjell Telegrafi.

Screenshot 18 19

Është një kontrollues MIDI që futet në portën e karikimit të telefonit tuaj inteligjent dhe mbështetet në një aplikacion për ta kthyer pajisjen në një larmi instrumentesh të luajtshme, nga flauti i thjeshtë, te violina dhe madje edhe tinguj të ndryshëm.

I pajisur me sensorë buzësh dhe një sensor të presionit të ajrit, Zefiro dërgon të dhëna të fuqisë së frymëmarrjes direkt në aplikacionin e dedikuar, i cili më pas përdoret për të rregulluar volumin, gjatësinë dhe harmonikën e zërit.

Çelësat ose vrimat e ajrit shfaqen në ekranin e telefonit inteligjent, kështu që ju mund ta luani instrumentin në mënyrë efektive me gishtat tuaj.

Zefiro pritet të bëhet i disponueshëm në fillim të vitit të ardhshëm, me një çmim prej 22 € për mbështetësit e kompanisë Kickstarter. /Telegrafi/