LAJMI I FUNDIT:

Starbucks sjell “energy drink” e saj të parë – zbulohet se çfarë përmban pija energjike

Starbucks sjell “energy drink” e saj të parë – zbulohet se çfarë përmban pija energjike

Kompania amerikane Starbucks, e cila njihet për kafenë e saj, prezantoi pijen e saj të parë energjike të quajtur Baya Anergy.

Në përshkrim thuhet se përveç kafeinës, përmban edhe një sasi të madhe të vitaminës C.


Ekzistojnë tre lloje të kësaj pije energjike – Mango Guava, Raspberry Lime dhe Pineapple Passionfruit. Çdo kanaçe përmban afërsisht 160 miligramë kafeinë, e cila është afërsisht sasia që gjendet në një filxhan kafeje.

“Ne jemi të lumtur që Starbucks Baya Energy do t’i ndihmojë klientët tanë të marrin më shumë energji dhe gëzim. Ne kemi zgjeruar ofertën tonë për vite në përputhje me analizën e kërkesës së tregut. Të njëjtën gjë e bëmë edhe këtë herë”, tha zëdhënësja e Strabucks, Chanda Beppu.

Starbucks tha se pija filloi të shitet në supermarkete dhe pika karburanti në të gjithë Amerikën për 2,89 dollarë. Megjithatë, ata vunë në dukje se do të jetë i disponueshëm në objektet e Starbucks vetëm nga 1 marsi i këtij viti.

Ndryshe, kompania planifikon të prezantojë edhe disa produkte të tjera në vitin 2022, ndër to do të jetë edhe qumështin prej tërshërës. /Telegrafi/