Rikualifikimi eventual i lëndës së rastit të Almirit, nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekje”, sipas avokatit të familjes Aliu, Asmir Alispahiç, është i papranueshëm dhe se ngre dyshime për ekzistimin e standardeve të dyfishta në klasifikimin e lëndëve në baza etnike. Sipas tij, rikualifikimi i mundshëm i lëndës nga Prokuroria do të nxiste reagime të majme edhe në opinionin e gjerë.
Unë si avokat i familjes Aliu, apeloj që kësaj lënde të mos i jepet konotacion politik apo etnik dhe kjo punë t’i lihet gjyqit që ta zgjidh çështjen. Gjithashtu, publikisht i bëj apel edhe prokurorisë së Kumanovës që të mendojë edhe njëherë rreth rikualifikimit eventual të lëndës sepse me të vërtetë atëherë çdo qytetarë do të kuptojnë se ekzistojnë standarde të dyfishta në klasifikimin e lëndëve”, deklaroi për Alsat avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç.
Alispahiç kërkon që akuza të mbetet e njëjtë dhe që lënda të mbesë në duart e gjykatës pa ndërhyrjen dytësore të Prokurorisë së Lartë dhe asaj Republikane.
Për fat të keq nuk mund që të mos e konstatoj këtë, dikush të më kuptojë gabimisht, por unë nuk do të doja që kësaj lënde t’i jepej konotacion etnik. Nëse është e vërtetë ajo që ka ndodhur në Prokurorinë e Lartë dhe në atë Republikane , ku Prokurorët Publik kanë qenë të ndarë në baza entike, atëherë kjo me të vërtetë është një problem serioz, sepse vepra penale nuk njeh përkatësi entike, por vepra penale njeh vetëm dëshmitë materiale ekzistuese, shtoi ai.
Reagimi i avokatit të familjes Aliu vjen pas informatave që publiko dje televizioni Alsat për rikualifikimin e mundshëm të lëndës së Almirit nga “vrasje” në “aksident trafiku me pasojë vdekjen”. Një hap i tillë i mundshëm sipas burimeve tona vjen pas përplasjeve të ashpra mes prokurorëve si në Prokurorinë e Lartë ashtu edhe në Prokurorinë Republikane, ku është diskutuar për këtë rast.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës