LAJMI I FUNDIT:

“Standard and Poor’s” konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë

“Standard and Poor’s” konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë

Agjencia “Standard and Poor’s” informoi se e konfirmon rejtingun kreditor të Maqedonisë BB, me gjendje stabile. Konfirmimi i gjendjes stabile i shfaq vlerësimet e “Standard and Poor’s” për rreziqe të balancuara përmes traektores së borxhit publik dhe pasigurisë politika nga njëra anë dhe perspektivat e volitshme ekonomike nga ana tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në raportin e “Standard and Poor’s” thuhet se kriza politike është tejkaluar me formimin e Qeverisë së re dhe pritet nivel i arsyeshëm i vazhdimësisë në politikat shtetërore, që do të kishte rezultuar me përmirësim të besimit dhe intensifikim gradual të rritjes ekonomike.


“Standard and Poor’s” thekson se mund të vijë deri te përmirësimi i rejtingut në qoftë se reformat e orientuara kah rritja ekonomike e bazuar në më shumë burime rezultojnë me rritje më të lartë të të ardhurave, me efikasitet më të lartë dhe llogari dhënie të institucioneve publike dhe procesit të udhëheqjes së politikave.

Në të kundërtën, në përkeqësim të mundshëm të rejtingut kreditor mund të ndikojë kthimi i tensioneve politike, që do të kishte ndikim negativ mbi rritjen e investimeve të huaja, si dhe në rast të mungesës së disiplinës fiskale ose aktiviteteve jashtë-buxhetore që do të kishin vënë në dyshim mbajtjen e borxhit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori