Tridhjetë profesionistë mjekësorë të fushave të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vizitojnë Kosovën, me organizim dhe negocim të organizatës Kosova Hope (një organizatë jofitimprurëse).
Ekipi mjekësor gjatë ditës së sotme ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku drejtori i Curr Gjocaj, dhe drejtori i Organizatës Kosova Hope, Berat Gegaj, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit i cili parasheh vizita dhe trajnime të stafit shëndetësorë nga Kosova në Dekalb Medical Center në SHBA.
Marrëveshja parasheh që të dyja palët të vazhdojnë shkëmbimin e kuadrove për edukimin mjekësor të mjekëve të licencuar të Kosovës dhe profesionistëve tjerë mjekësor.
Gjocaj iu shpjegoi profesionistëve shëndetësorë nga SHBA, punën që bëhet në SHSKUK.
Ai tha se vetëm në QKUK, ka 37 klinika dhe shërbime të ndryshme, ndërkohë që në organogram janë edhe spitalet e përgjithshme.
Në emër të profesionistëve nga SHBA, Michael S. Sorrells nga Grace Fellowship Church tha se ndjehet i lumtur që është në mesin e stafit shëndetësorë në Kosovë, duke shpjeguar se ky është udhëtimi i tij i parë në Kosovë.
“Ndjehemi mirë që do të kemi mundësi tu shërbejmë pacientëve në spitalet tuaja me disa nga profesionistët më të mirë të institucioneve tona, qëllimi i ardhjes sonë është lidhja e marrëveshjes zyrtare dhe shërbimi për pacientët”, përfundoi Sorrells.
Berat Gegaj, drejtor i Organizatës Kosova Hope, theksoi “Në vitin 2008, ne kemi filluar projektin e këmbimit të nxënësve kosovarë për në SHBA, falë ndihmës dhe bashkëpunimit për vite me radhë përmes Kosova HOPE dhe Grace Fellowship Church në Atlanta SHBA”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe