LAJMI I FUNDIT:

Stefanoviq: Ushtria e Kosovës mund të shpallet më 28 nëntor, Serbia ka përgatitur skenarët e saj

Stefanoviq: Ushtria e Kosovës mund të shpallet më 28 nëntor, Serbia ka përgatitur skenarët e saj

Ministri serb  i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se ekziston mundësia që administrata shtetërore në  Prishtinë më 28 nëntor, kur shënohet Dita e Flamurit, të shpall formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Duke komentuar lidhur me këtë mundësi, ministri serb ka thënë në televizionin shtetëror serb RTS, se një akt i tillë do të ishte në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, dhe se pret të reagojnë në NATO dhe BE, si garantues të marrëveshjeve.

Siç tha ai “Prishtina po punon që ajo datë të jetë momenti i shpalljes së Ushtrisë edhe nëse kjo është në kundërshtim me kushtetutat dhe rregulloret e nxjerra dhe miratuara nga Prishtina marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 (Këshilli i Sigurimit të OKB-së) dhe  garancitë e NATO-s”, përcjell Telegrafi.


“Nuk ka as mbështetje nga serbët për këtë”, tha Stefanoviq, duke shtuar se vetëm mundësia të ndodh një vendim i tillë shkakton shqetësim të madh të serbëve në Kosovë.

“Ministria jonë e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Brendshme dhe të gjitha shërbimet kanë analizuar të gjitha njohuritë që kemi në lidhje me këtë dhe kemi përgatitur disa skenarë të mundshëm që do të mund të ndodhin  dhe natyrisht përgjigjen e Serbisë, por mbi të gjitha ne duam të diskutojmë seriozisht me partnerët të cilët ishin garantues – NATO dhe BE, se një gjë e tillë të mos mund të ndodhë”, tha Stefanoviq.

Ai vlerëson se kjo është një çështje serioze dhe pret një përgjigje.

Ai gjithashtu tha se në takimin e djeshëm të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë shërbimet serbe kanë marrë detyra të caktuara, duke marrë parasysh paralajmërimin e formimit Ushtrisë së Kosovës dhe në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, në agjendën e së cilës do të jetë aplikimi i Kosovës për pranim, gjë të cilën e kundërshton Serbia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori