LAJMI I FUNDIT:

Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati në shtator

Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati në shtator

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi ka takuar sot kryetarin e ri të FFK-së, Agim Ademin, ku më pas kanë vizituar stadiumin e qytetit në Prishtinë i cili sipas të gjitha gjasave do të quhet Stadiumi “Fadil Vokrri”.

Si kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ashtu edhe ministri kanë premtuar se stadiumi i Prishtinës do të jetë i gatshëm në shtator për ndeshjet e Kosovës në Ligën e Kombeve.


Ministri Gashi deklaroi se është bërë një punë e madhe dhe shumë shpejt pritet të zhvillohen ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në këtë stadium.

“Çdo ditë e imja e punës çdo orë ka qene pjesë e përkushtimit për finalizimin e këtij projektit kapital që është për futbollin në Kosovë. Po e shihni edhe vet që është bërë një punë e shkëlqyeshme një punë e madhe ndoshta, një ndër stadiumet edhe më të bukura ndoshta në rajon, dhe jam jashtëzakonisht shumë i lumtur që kemi ardhur deri tek përfundimi i këtij projekti. Ju e dini që ne edhe publikisht kemi dhënë disa premtime rreth këtij projekti ka pas edhe shumë skeptik por ja që jemi në fund te pjesa kur kanë mbetur edhe disa ditë deri tek zhvillimi i ndeshjeve në këtë stadium”, tha Gashi.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi falënderoi ministrin Gashi për përkushtimin dhe punën e bërë që këto punime të kryhen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kjo është një kënaqësi që po ndodhë një mrekulli që po ndodh për futbollin të cilën faktikisht jashtëzakonisht me përkushtim të madhe ka bërë i gjithë shteti posaçërisht ministri cili është këtu dhe shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe Komitetit Ekzekutiv ta falënderoj shumë për përkushtimin e këtij për këtë stadium i cili është kusht për të zhvilluar ndeshjet me ekipet tona nacionale”, pohoi Ademi.

Stadiumi i Prishtinës pritet të jetë i gatshëm në fillim të shtatorit, ndërsa për testim do të zhvillohet një ndeshje me datën 28 Korrik por ka shumë gjasa qe edhe para kësaj date të zhvillohet edhe një ndeshje për testim mes fytyrave të njohura publike të Kosovës.

Ndërsa emri i Stadiumit pritet të jetë Fadil Vokrri, por ata të cilët do të vendosin janë Kuvendi i Komunës pasi që prona e këtij stadiumi i takon pikërisht Komunës së Prishtinës./KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Në fushë, zhveshtore dhe rrugë – pamje nga festa madhështore e Scudettos së 20-të të Interit

Serie A
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Kalo në kategori