LAJMI I FUNDIT:

Sprite nuk do të jetë më në shishe të gjelbër

Sprite nuk do të jetë më në shishe të gjelbër

Sprite, një nga markat e Coca-Cola, nuk do të jetë më në shishe të gjelbër. Më 27 korrik, kompania njoftoi se do të mbushet me shishe tërësisht transparente.

Arsyeja e deklaruar për këtë është përpjekja e Coca-Cola për të ndotur sa më pak mjedisin. Shishet plastike në përdorim aktualisht përmbajnë polietilen tereftalat jeshil (PET) – një aditiv që i bën shishet të pa riciklueshme. Kjo do të kontribuojë në uljen e sasisë së mbetjeve plastike.

“Ndërprerja e përdorimit të shisheve me ngjyra mundëson riciklim më të mirë. Shishet Sprite plotësisht transparente do të jenë të riciklueshme, duke kontribuar në ekonominë rrethore”, tha Julian Ochoa, drejtor i R3CYCLE, e cila ndihmon Coca-Cola me programin e saj të riciklimit.


Shishet do të kenë një formë tjetër dhe do të kenë një logo të ridizajnuar Sprite. Ngjyra e gjelbër dalluese do të mbetet në etiketë. U njoftua se shishet e gjelbra nuk do të përdoren më as për pije të tjera Coca-Cola.

Prodhuesi më i famshëm i pijeve joalkoolike në botë njoftoi në fillim të kësaj jave se në tremujorin e dytë të këtij viti, kishte një fitim më të lartë se sa pritej, dhe arsyeja për këtë ishte kërkesa e lartë, sipas CNN.

Coca-Cola është kritikuar prej kohësh për ndotjen plastike. Në këtë kompani pohojnë se po bëjnë përpjekje që të krijohen sa më pak mbetje plastike, pra të riciklohen sa më shumë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Shkolla e Berlinit përpiqet të mbulojë 'pamjen e shëmtuar' në çati - e cila është gjithashtu e dukshme në Google Maps

Fun
Pyetet se çfarë kanë të përbashkët me Ivankan, Trump përgjigjet: “Do të thosha seksin,...”! (Video)

Pyetet se çfarë kanë të përbashkët me Ivankan, Trump përgjigjet: “Do të thosha seksin,...”! (Video)

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Virale
Gjurmë masive të dinosaurëve zbulohen në një plazh në Angli

Gjurmë masive të dinosaurëve zbulohen në një plazh në Angli

Interesante
Kalo në kategori