Çështja e ukrainasit Fedir Aplatov dhe dy rusëve Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeva ka përfunduar në Gjykatën e Lartë të Shqipërisë.
Të dyshuar për sigurim të informatave mbasi u kapën në uzinën ushtarake të Gramshit si dhe goditje për shkak të detyrës, të tre ata po mbahen në burg për spiunazh. Rekursi ndaj arrestimit në flagrancë të tyre, sipas shortit do të shqyrtohet nga gjyqtarja e lartë Albana Boksi.
Por kjo nuk është dosja e vetme me spiunë të dyshuar në Shqipëri. Në dosjen që disponon Top Channel një tjetër prokurori, ajo e Tiranës mbylli hetimet për 7 shtetas çekë dhe rusë që kryen lëvizje të dyshimta në afërsi të disa bazave ushtarake.
Ata përmenden së bashku me informacionet mbi një diplomat rus që gjatë stërvitjes së defender 2021 hyri në portin e Durrësit duke u prezantuar si atashe tregtar Ukrainas.
Sipas agjencisë sekrete shqiptare diplomati e fshehu prezantimin si funksionar i Ambasadës ruse që të mos ishte i dyshuar tek zyrtarët e portit dhe që ta kishte më të lehtë marrjen e informacionit mbi mjetet ushtarake që do të zbarkonin gjatë 2021 në këtë port. por prokuroria nuk mundi të gjejë dot prova mbasi asnjë akt ekspertizë i policisë shkencore nuk u konsiderua i plotë për të ngritur akuzë.
Prokop Voracek, Andrea Maresova, Filip Singer, Libor Bartor, Georgi Budanov, Vladimir Cherkasov dhe Filip Carek u hetuan nga prokuroria e Tiranës për spiunazh sipas nenit 214 që flet për sigurim të informatave.
Në përfundim prokuroria i kërkon gjykatës së Tiranës ta pushojë çështjen mbasi nuk u arrit gjetja e provave që vërtetojnë se ata hynë në Shqipëri me qëllimin për të garantuar informata sekrete me karakter ushtarak.
Prokuroria thotë se i kreu çdo veprim që nga këqyrja e telefonave të tyre por pa asnjë rezultat. Megjithatë prokuroria pranon se GPS i makinave me të cilat udhëtuan të dyshuarit e antiterrorit ekspozon itenerarin e tyre jo vetëm në parqet nacionale por edhe pranë bazave ushtarake.
Ata hynë nga pika kufitare të ndryshme gjatë stërvitjes Defender Europë 2021.
Vitizita e tyre përkoi me stërvitjen e NATO-s në Shqipëri, përmend akuza që u vu në lëvizje nga antiterrori, i cili ishte sinjalizuar nga partnerët.
Ata justifikohen për turizëm njoftuan të huajt por qëllimi i tyre është mbledhja e informatave mbi trupat e NATO-s që do të dislokohen në Shqipëri. Mbas këtij informacioni mbërritën turistët çekë dhe rusë, disa me kamper dhe të tjerët si biznesmenë. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit