LAJMI I FUNDIT:

“Spiunët e rinj” në Slloveni nuk do të jenë të fshehtë, ata do punësohen përmes një konkursi publik

“Spiunët e rinj” në Slloveni nuk do të jenë të fshehtë, ata do punësohen përmes një konkursi publik

Puna e inteligjencës zakonisht është një aktivitet i mbajtur në fshehtësi, por Agjencia Sllovene e Inteligjencës dhe Sigurisë (SOVA) ka marrë një vendim të pashembullt për të marrë agjentë të rinj në një mënyrë shumë publike – duke publikuar një reklamë pune në gazeta dhe në internet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Agjencia po kërkon të mbushë shtatë vendet e lira të punës, duke përfshirë analistët, stafin e teknologjisë dhe personelin ligjor, si dhe dy punë të përshkruara si “marrja e të dhënave me bashkëpunim të fshehtë”.

Agjencia citohet të ketë thënë se po kërkonte “staf dinamik dhe të motivuar, të interesuar për të punuar në inteligjencë dhe siguri, të motivuar nga sfidat e punës dhe të gatshëm për t’u përshtatur me natyrën e veçantë të punës”.


Ndryshe nga agjencitë e tjera qeveritare, SOVA është e lejuar me ligj që të punësojë njerëzit drejtpërsëdrejti dhe të shmangë një proces konkurrues të punësimit, por tani ka vendosur të hapë publikisht shpalljet e punës për herë të parë në historinë e saj.
Reklama e punës, e publikuar të martën, është “një hap tjetër drejt synimit të deklaruar të transparencës së përmirësuar”, tha SOVA në faqen e saj të internetit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori