Gjatë 24 orëve të fundit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kryer 14 operacione, duke vazhduar ofrimin e shërbimeve esenciale për qytetarët e rajonit.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ky institucion, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe:


369 vizita specialistike

43 pranime të reja

195 pacientë të shtrirë aktualisht

3,300 analiza laboratorike për 271 pacientë

2 lindje – një vajzë dhe një djalë

30 trajtime me dializë

65 rëntgen, 28 ekzaminime me ultrazë dhe 22 skanime me CT

56 shërbime fizioterapie/Telegrafi/