Spitali i Kumanovës pa anesteziolog, qytetarët për operim shkojnë në qytete të tjera
![Spitali i Kumanovës pa anesteziolog, qytetarët për operim shkojnë në qytete të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/06/spitali-i-Kumanoves-780x439.png)
Tash e sa vite vajza e tij vuan nga bajamet dhe ka ardhur koha përfundimtare që t’i nënshtrohet operacionit. Por, për shkak të mungesës së një anesteziologu në repartin e ORL-së në Kumanovë, Muadini si prind është i detyruar për operacionin e vajzës të udhëtojë deri në Tetovë. Sipas tij, kjo situatë i rrit shpenzimet, e nga ana tjetër edhe detyrohen të presin me muaj.
“Tash e sa vite jemi drejtuar te Spitali i Kumanovës, por sipas informacioneve tona nga mjekët që e kanë kontrolluar ky repart ka mungesë të anesteziologut për kryerje të operacioneve të vogla ndoshta siç është kjo e bajameve. Unë me vajzën duhet të drejtohem në spitalet tjera siç është në Shkup apo edhe Tetovë. Detyrohemi që përveç harxhimeve shtesë, të presim me muaj për të bërë një intervenim të tillë”, Osama Muadini, prind.
TV21 pyeti në spital për këtë problem, ndërsa vet drejtoresha Snezhana Zaharieva pranoi se nuk ka anesteziolog të veçantë për ORL, por për raste urgjente ndihmojnë anesteziologët e reparteve tjera. Ajo shtoi se nëse mjekët specialistë të ORL-së janë të gatshëm të kryejnë operacione, ajo do të bëjë kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë për angazhimin e një anesteziologu.
“Nuk ka anesteziolog të veçantë për ORL. Çfarë po ndodh atje? Pra, edhe para fillimit të pandemisë kemi pasur një numër të vogël ndërhyrjesh kirurgjikale. Dhe do të them që kemi punuar sërish me prioritet. Bajamet nuk janë një operacion urgjent, kërcënues për jetën, megjithatë janë ndërhyrje selektive të planifikuara. Dhe nëse marrim një aparat anestezie dhe kolegët e mi janë të gatshëm të punojnë, e kam fjalën për specialistët e veshit, hundës dhe fytit, do të kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë që të miratojë angazhimin e një anesteziologu shtesë”Snezhana Zaharieva, drejtoreshë e Spitalin në Kumanovë.
Edhe pse nuk deshën të prononcohen para kamerave për TV21, 5 mjekët specialistë të ORL-së thanë se janë plotësisht të gatshëm të kryejnë operacione ashtu siç kanë bërë dikur.
“Reparti i ORL-së në Kumanovë, ka sallën e vet të operacionit dhe deri para pak kohe ka pasur edhe aparatin e anesteziologjisë. Por, në mungesë të anesteziologut si dhe për shkak se është shfaqur nevoja ky aparat të përdoret në repartin e gjinekologjisë i njëjti tani është në dispozicion të këtij reparti. Ne si mjek specialistë me vite kemi kryer operacione në repartin tonë, dhe padyshim se jemi të gatshëm që profesionin tonë ta kryejmë plotësisht. Me këtë rast do të ishim tejet të lumtur të mirëprisnim një anesteziolog në repartin tonë”, qëndrimi i mjekëve specialist të ORL-së, Kumanovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/CenterSkenderaj-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj – identifikohen dy të dyshuarit, të njëjtit ndodhen në arrati
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/56444447-780x439.jpg)
Rezultati i zgjedhjeve s’e përjashton mundësinë e krizës institucionale
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë me serverët e as software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti për të ulur besimin në zgjedhje
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re