LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan, shërbime shëndetësore 24 orë edhe gjatë festave të fundvitit

Spitali Amerikan, shërbime shëndetësore 24 orë edhe gjatë festave të fundvitit

Duke ditur që festat e fundvitit përveç se sjellin gjithmonë kënaqësi dhe hare në familjet tona, ato shpesh dinë të jenë edhe ditë të incidenteve të ndryshme.

Jemi dëshmitarë të shumë lëndimeve me armë zjarri të shumë personave, pikërisht në ditët e festave të tilla, e sidomos për festat e fundvitit ku edhe mjetet piroteknike janë shpesh shkaktari kryesor i plagosjes dhe lëndimit të shumë personave.


Prandaj për t’i ardhur në ndihmë gjithnjë rasteve të tilla, rasteve urgjente, Spitali Amerikan ka menduar edhe për pacientët e tij, në këtë mënyrë duke mos pasur as edhe një minutë pushim në Repartin e Emergjencës edhe në festat e fundvitit.

Emergjenca e Spitalit Amerikan ofron shërbime mjekësore 24 orë/7 ditë në javë nga staf i kualifikuar, trajnuar në diagnostifikimin sa më të shpejtë të pacientëve me mbështetjen e teknologjisë më të fundit imazherike CT scan, MRI (renozancë magnetike) në ambientet e saj si dhe laboratorë 24 orë.

Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

Ndërsa personeli mjekësorë përbëhet nga kardiologë & kardiokirurgë, ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, anestezistë & reanimatorë, gjinekologë, pediatër & neonatologë, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

Spitali Amerikan uron të gjithë shqiptarët gëzuar festat e fundvitit, shëndet, lumturi dhe dashuri në familjet tuaja.