LAJMI I FUNDIT:

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshje me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK) (Foto)

Spitali Amerikan nënshkruan marrëveshje me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK) (Foto)

Spitali Amerikan në Prishtinë, ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës. Kjo marrëveshje në thelb të saj ka lehtësimin dhe ofrimin e të gjitha mundësive që anëtarët e kësaj sindikate të mund t’i marrin shërbimet shëndetësore më cilësoret në vend të cilat i ofron vetëm Spitali Amerikan. Prandaj qëllimi parësorë është ofrimi i ndihmesës për Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës.

Të gjithë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës dhe një familjar i tyre, nga kjo marrëveshje përfitojnë një shërbim shëndetësor pa pagesë, ndërsa ulje 20% në diagnostikë dhe 15% ulje në ndërhyrje kirurgjikale.


Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Dr.Novrus Caushaj u shprehë shumë i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, duke cilësuar që Spitali Amerikan është gjithnjë i hapur për bashkëpunime të këtij lloji në të mirë të të gjithëve.

Ndërsa Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ndue Kolaj, tha se kjo marrëveshje është shumë e mirëseardhur për anëtarët e sindikatës. Ai ndihej shumë i kënaqur që Spitali Amerikan i cili dihet tashmë për cilësinë e shërbimeve shëndetësore janë pro kësaj marrëveshje.